BOTA

VIDEO/ Shpërthime me artileri të rëndë në Kiev, kryebashkiaku Vitali Klitschko jep detaje: Shërbimet tona po përgjigjen! Nata do jetë shumë e vështirë

20:44 - 25.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia e lajmeve Reuters informon se shpërthime të shkaktuara nga predha artilerie, të shoqëruara me të shtëna me armë zjarri, janë dëgjuar në rrethinat perëndimore të Kievit.




Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i bashkisë së qytetit, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, i cili deklaroi se 5 shpërthime janë raportuar në të gjithë kryeqytetin.

Sipas tij shpërthime janë dëgjuar dhe pranë një termocentrali në veri të qytetit.

“Shërbimet e urgjencës po përgjigjen. Ne po zbulojmë detajet,” tha Klitschko.

“Situata tani – pa ekzagjerim – është kërcënuese për Kievin,” shtoi ai. Nata, tha ai, do të ishte “shumë e vështirë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.