BOTA

Konflikti/ Stafi ukrainas në Ambasadën e SHBA në Kiev letër DASH-it: Na jepni viza për në Amerikë, veprimet tuaja na shpëtojnë jetën

00:08 - 26.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stafi ukrainas i punësuar në ambasadën së SHBA-së në Kiev i dërgoi një letër Departamentit të Shtetit të SHBA të enjten duke kërkuar “përgjigje dhe veprim të menjëhershëm” për çështje të tilla si evakuimi nga vendi dhe sigurimi i vizave për në SHBA “pasi nuk ka më vend të sigurt në Ukrainë”.




Letra, e dërguar në emër të qindra personave personel vendas të punësuar në ambasadë, e parë edhe nga CNN, thoshte se stafi nuk kishte marrë përgjigje nga Departamenti i Shtetit.

“Sot stafi (të punësuarit vendas) u zgjua nga zhurma e bombave që shpërthyen në qytete të shumta të Ukrainës. Situata është kritike dhe pyetjet tona mbeten pa përgjigje,” shkruan ata në letrën, e cila u raportua për herë të parë nga Foreign Policy.

“Ne kemi punuar krah për krah me ju për dy dekada dhe gjithmonë kemi pasur besim të fortë në punën që po bënte qeveria amerikane. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj tani. Kjo nuk është koha për të pritur dhe hulumtuar. Kjo është koha për të vepruar. Veprimet tuaja mund të na shpëtojë jetën”, kanë shkruar ata.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha të premten se departamenti kishte marrë mesazhin dhe po shqyrtonte opsionet për të mbështetur stafin dhe tha se ata “tashmë kishin ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm”.

Ndërsa kërcënimi i një pushtimi rus po afrohej, Departamenti i Shtetit tërhoqi vetëm një ekip të vogël, punonjës amerikanë në selinë e ambasadës në Kiev. Ai ekip më pas u zhvendos në Lviv, një qytet në perëndim të vendit, dhe tani është zhvendosur në Poloni pas sulmit rus.

Por stafi ukrainas nuk u përfshi në ato lëvizje dhe ndjenja e neglizhencës që shprehet në letër i ngjan asaj që ndjehej nga stafi vendas i punësuar në Ambasadën e SHBA në Afganistan. Ndërsa Kabuli ra në duart e Talebanëve dhe SHBA-ve, larguan të gjithë diplomatët dhe forcat nga vendi, afganët që kishin punuar për Ambasadë u detyruan të shkonin vetë përmes rrezikut deri në aeroport për t’u evakuuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.