BOTA

“Mos dilni jashtë dhe në dritare, kujdes plumbat”/ Zyrtarët ukrainas, thirrje qytetarëve të gjejnë vendstrehime të sigurta

07:28 - 26.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Associated Press” raporton se zyrtarët e Kievit po paralajmërojnë banorët e kryeqytetit ukrainas se luftimet në rrugë janë duke u zhvilluar kundër forcave ruse dhe po u bëjnë thirrje njerëzve të kërkojnë strehim.




Paralajmërimi i lëshuar mëngjesin e së shtunës i këshillon banorët të qëndrojnë në vendet e strehimit, të shmangnin daljen pranë dritareve ose ballkoneve dhe të marrin masa paraprake që të mos goditen nga plumbat ose sende të tjera të forta.

CNN gjithashtu citon Ministrinë e Brendshme të Ukrainës që ka paralajmëruar civilët në kryeqytetin Kiev se luftimet po zhvillohen në rrugë këtë të shtunë.

Në një postim në Facebook të shtunën, ministria lajmëron:

“Në rrugët e qytetit tonë po zhvillohen luftime aktive, ju lutemi të qëndroni të qetë dhe të jeni sa më të kujdesshëm! Nëse jeni në strehim, mos dilni prej aty. Nëse jeni në shtëpi — mos iu afroni dritareve, mos shkoni në ballkone. Fshihuni brenda, për shembull në banjë, dhe mbulohuni me diçka që do të parandalojë lëndimin nga fragmentet e plumbave. Nëse dëgjoni sirena (sinjali “Alarmi Ajror”) – shkoni menjëherë në strehën më të afërt!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.