![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin, po përdor taktika barbare ndaj civilëve ukrainas.
Gjatë një konferencë shtypi në Varshavë me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki, ai u shpreh se “tragjedia që Britania e Madhe dhe shtetet e tjera parashikuan, ndodhi me pushtim e Ukrainës nga Vladimir Putin”.
Johnson shton se “është e qartë që Putini do të përdorë taktika barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm duke bombaruar dhe duke hedhur raketa në ndërtesa banimi, duke vrarë fëmijë”.
Kryeministri britanik ka udhëtuar drejt Polonisë ku po mban një takim me aleatët kryesorë evropianë në Poloni për të diskutuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë.
Shfaq Komentet (0)