BOTA

G7: Sanksionet ndaj Rusisë po kanë ndikim masiv. Qëllimi është të izolohet politikisht, financiarisht dhe ekonomikisht

21:14 - 01.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë po kanë ndikim të madh në ekonominë ruse, tha të martën ministri gjerman i Financave, teksa grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) po shqyrtojnë masa të tjera ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit ndaj Ukrainës.




Sanksionet “tashmë kanë pasur një ndikim masiv në tregjet e kapitalit dhe në monedhën”, tha ministri gjerman, Christian Lindner, shteti i të cilit e ka presidencën e G7-s.

Ministrat e G7 po takohet për të “këmbyer sugjerime për masat e mëtejme që mund të merren”, tha Lindner, duke shtuar se vendimi për propozimet e paraqitura do të merret në ditët në vijim.

Qëllimi i sanksioneve është të “izolohet Rusia politikisht, financiarisht dhe ekonomikisht”, tha Lindner./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.