BOTA

Joe Biden mban fjalimin para Kongresit sonte, Presidenti Zelensky: Duhet të japë një mesazh të fortë dhe të dobishëm. Ukraina është zemra e Evropës

18:42 - 01.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konflikti në Ukrainë është një nga temat që do të dominojë sonte fjalimin e parë presidencial të Joe Biden para Kongresit, një seancë që vjen në një kohë të pazakontë në histori, thonë analistët.




Shtëpia e Bardhë thotë se gjatë fjalimit që do ta mbajë sonte, presidenti Biden pritet të diskutojë sulmin rus ndaj Ukrainës dhe të ofrojë pikëpamjen e tij më të gjerë për zhvillimet në botë.

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut amerikan Joe Biden që të japë një mesazh të fortë dhe të dobishëm në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës në fjalimin e tij të martën.

Duke folur në një intervistë me CNN dhe Reuters nga bunkeri në Kiev në të cilën ai po udhëheq reagimin e ushtrisë së tij, Zelensky tha:

“Është shumë serioze… Unë nuk jam në një film. Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë… Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh Ukrainën si diçka të veçantë për këtë botë. Kjo është arsyeja pse [bota] nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë”

“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë,” i tha Zelensky Parlamentit Evropian sot, duke bërë që përkthyesi i BE-së të përfshihet nga emocionet që i bene zerin ti dridhej.

“Ne dëshirojmë t’i shohim fëmijët tanë të gjallë. Mendoj se është e drejtë. Ne po luftojmë për jetën tonë… Ne po luftojmë për mbijetesë. Ky është motivimi ynë më i lartë,” tha Zelensky.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.