BOTA

“Nuk ndalojmë dot luftën, por zbusim dhimbjen”- Lezhjani hap dyert e shtëpisë për ukrainasit: Secili nga ne duhet të japë kontributin modest

19:23 - 01.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Solidaritetit shqiptar ndaj Ukrainës është reflektuar edhe në nivelet e qytetarëve të thjeshtë, të cilët me bujarinë e tyre kanë hapur shtëpitë. Një rast i tillë është në Lezhë, ku Gjergji Kadeli thotë se është gati të prese qytetarët nga Ukraina, që janë larguar nga vendi i tyre si pasojë e luftës.




Në një status në Facebook ai thotë se ofron banesën e tij, nëse në Shqipëri do të vendosin të vijnë shtetas ukrainas që po largohen nga lufta me pushtuesin Rus.

“Ne nuk jemi ne gjendje te ndalojmë luftën, por jemi ne gjendje te zbusim dhimbjen! Nëse Shqipëria do pranoje te ikurit nga lufta, unë do jap kontributin tim modest duke ju ofruar shtëpinë time dhe ushqim për një familje Ukrainase për aq kohe sa te jete e nevojshme. Mendoj se secili nga ne duhet te japi kontributin e tij ne keto momente te vështira per popullin e Ukrainës ne përballje me një agresor te pa logjike! I ’Love”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.