LAJMI I FUNDIT

Presidenti ukrainas, Zelensky: Sulmi në Harkiv është krim lufte

11:30 - 01.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar si krim lufte bombardimin e Harkivit, si pasojë e të cilit kanë vdekur dhjetëra persona.




Nëntë njerëz, përfshirë tre fëmijë janë vrarë të hënën pasi bombat ruse kanë shënjestruar ndërtesa të banimit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Në disa komente të bëra pas sulmeve të fundit në Harkiv, Zelensky ka thënë se dëshmitarët kanë treguar që edhe civilët janë shënjestruar.

“Forcat ruse kanë qëlluar britalisht Harkivin nga aeroplanët”, ka thënë Zelensky në mbrëmje, në një adresim para popullit ukrainas.

“Ky është krim lufte. Qyteti paqësor. Zona paqësore të banimit. Pa objekte ushtarake. Dhjetëra incizime të dëshmitarëve dëshmojnë se kjo nuk është vetëm breshëri e vetme, por shkatërrim i njerëzve. Rusët e kanë ditur kë kanë qëlluar”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka publikuar një video në Twitter, që sipas tij shfaq momentin kur në Harkiv është sulmuar Sheshi Liria.

Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për krime lufte dhe ka bërë thirrje që bota ta izolojë Rusinë.

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka nisur hetime për pushtimin rus.

Ai ka thënë se beson që ka bazë të mjaftueshme për të besuar se në Ukrainë janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.