BOTA

Pushtimi, SHBA në kontakt me Zelenskyn përmes një telefoni satelitor, CNN zbulon si e siguroi presidenti ukrainas pajisjen para se të sulmonin rusët

21:04 - 01.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në kontakt të rregullt me ​​presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një telefoni satelitor të sigurt që SHBA-ja i dha qeverisë ukrainase muajin e kaluar, përpara se të ndodhte pushtimi rus.




Lajmi bëhet me dije nga një zyrtar amerikan që ka dijeni për këtë çështje, shkruan CNN.

Komunikimet e sigurta midis ukrainasve dhe zyrtarëve amerikanë, pra që ato të mos përgjoheshin, më parë kalonin përmes ambasadës në Kiev, thanë dy zyrtarë amerikanë.

Kur SHBA po përgatitej për të evakuuar ambasadën në Kiev, dhe me rritjen e frikës për pushtimin rus që tashm është një realitet, SHBA-të e dërguan telefonin satelitor tek homologët e tyre ukrainas. Tani ky telefon po përdoret nga presidenti ukrainas.

Telefoni i lejon Zelenskyt të qëndrojë në kontakt me SHBA-në shtoi zyrtari amerikan, raporton CNN.

1523185

Zelensky e ka bërë të qartë se synon të qëndrojë në vendin e tij dhe ta mbrojë atë.

Aktualisht presidenti ukrainas po lëviz në shumë vende në Kiev që mbrohen nga një prani e konsiderueshme forcash sigurie, ka raportuar CNN.

Shtetet e Bashkuara i dhanë një telefon të ngjashëm satelitor Ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, tha zyrtari.

Fillimisht u deshën disa ditë që ukrainasit të ambientoheshin me këto telefona satelitorë, sepse udhëzimet për përdorimin e tyre ishin në gjuhën angleze.

Sipas presidentit ukrainas dhe Shtëpisë së Bardhë, Zelensky dhe presidenti i SHBA Joe Biden folën të martën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.