Kosova

Qeveria e Kosovës merr vendim t’i përcaktojë çmimet maksimale për naftën

20:06 - 01.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çmimi i energjisë, paralajmërohet shtrenjtimi i bukës dhe miellit në Kosovë




Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale tregtare me shumicë dhe pakicë. Këtë vendim Qeveria thotë se e ka marrë për mbrojtjen e konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike ka bërë të ditur se do të përcaktojë çmimet maksimale të naftës dhe derivateve të naftës.

Në komunikatën për media thuhet se kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve.

“Me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës, Qeveria mori vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale/marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë”, thuhet në komunikatë.

Qeveria ka bërë të ditur po ashtu se në mbledhjen e sotme u miratuan edhe masat e reja kundër COVID-19, por nuk janë të ditura se cilat janë ato.

“Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022”.

Po ashtu, u miratua vendimi për autorizimin e procedurave të veçanta për periudhën 3-vjeçare 2022-2024, për administrimin e procedurave për blerjen e veprave të artit nga artistët vendorë, duke përfshirë edhe veprat e artistëve që nuk jetojnë më.

Çmimet e derivateve të naftës janë ngritur më shumë gjatë muajve të fundit, gjë që ka nxitur edhe reagimin e qytetarëve.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve ka thënë ditë më parë se trendi është rritës dhe se në ditët në vijim mund të ndodhë që çmimi të shkojë deri në 1.60 cent për litër.

“Në bursën ndërkombëtare ka pasur menjëherë rritje në 60 dollarë për ton, që do të thotë se ka ndikuar lufta Rusi-Ukrainë. Nuk mund të themi se kaq do të arrijë, 1.60 apo më tepër, por çmimet janë duke u rritur në mënyrë ekstreme. Nuk jemi larg [1.60] dhe nëse rritja do të vazhdojë më nga katër cent, për pesë ditë mund të arrihet aty”.

Berjani ka thënë se ka shpresë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i hedhin në treg rezervat e tyre të naftës.

“Kur nisi lufta në Irak, ish presidenti George Bush i hodhi rezervat në treg dhe shpresoj se njëjtë do të veprojë edhe Joe Biden. SHBA është shtet i madh”. Ai më tej ka thënë se pavarësisht situatës, në Kosovë nuk do të ketë krizë për furnizim./MONITOR


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.