LAJMI I FUNDIT

Taulant Balla u dorëzon kryetarëve të grupeve parlamentare projekt-rezolutën e Kuvendit për Ukrainën: E miratojmë në seancën plenare më të afërt

20:35 - 01.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se i ka dorëzuar sot pasdite kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “për mbështetjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane”.




Balla me anë të një postimi në Facebook thotë se kjo  projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë seanca plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë.

Postimi i Ballës

KUVENDI I SHQIPËRISËI kam dorëzuar sot pasdite kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

Kjo  projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë seanca plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.