![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Bjellorusia nuk ka plane t’i bashkohet operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Kështu shkruan agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve “Belta”, e cila citon Presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.
Ky i fundit, mohoi akuzat e Kievit se trupat ruse po sulmonin Ukrainën nga territori i Bjellorusisë.
“Ne mund t’ia dëshmojmë këtë kujtdo. Më shumë se kaq, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Ka nuk ka nevojë për këtë”, tha Presidenti Lukashenko.
Inteligjenca ukrainase sugjeroi se Bjellorusia po tregon gatishmëri për të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në pushtimin rus të Ukrainës.
Bjellorusia dhe Rusia kanë lidhje të ngushta ushtarake dhe trupat ruse janë vendosur së fundi në Bjellorusi për stërvitje të gjera ushtarake.
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha javën e kaluar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen pushtimit “nëse bëhet e nevojshme”.