BOTA

Ukraina akuzoi Rusinë se po përdor armë të ndaluara? Çfarë janë “bombat e vakumit” dhe si funksionojnë ato! Ligji ndërkombëtar…

20:46 - 01.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

SHBA dhe Ukraina ka akuzuar Rusinë se po planifikon përdorimin e armëve të ndaluara gjatë sulmit të saj, siç janë armët termobarike, ose siç njihen ndryshe “bombë vakumi”.




Madje, ambasadorja ukrainase, Oksana Markarova akuzoi Rusinë se i përdori këto armë gjatë ditës së djeshme.

Sipas BBC, këto akuza nuk janë konfirmuar, dhe për më tepër janë kontroverse pasi fuqia shpërthyese e “bombave të vakumit” është më e fuqishme se shpërthimet që janë regjistruar deri më tani në Ukrainë.

Si funksionon bomba me vakum?

Një “bombë me vakum”, përbëhet 3 komponentë. Një pjesë është e mbushur me një lëndë djegëse, ndërsa dy pjesët e tjera janë ministruktura shpërthyese.

Bomba mund të lëshohet si raketë dhe kur godet objektivin, ministruktura e parë që shpërthen, hap pjesën e cila është e mbushur me lëndë djegëse e cila më pas përhapet në formën e një reje tymi.

Kjo lëndë është e aftë të depërtojë edhe në hapësirat më të vogla të ndërtesave të cilat nuk janë izoluar totalisht.

Më pas, ngarkesa e dytë shpërthyese e bombës, ndez në flakë lëndën djegëse duke krijuar një flakë, shpërthim dhe një vakum në të njëjtën kohë. Ky vakum që krijohet nga shpërthimi, arrin të heqë të gjithë oksigjenin përreth.

Kjo lloj arme është e aftë të shkatërrojë ndërtesa dhe automjete të blinduara. Këto bomba janë të përshtatura në disa versione, si raketa apo edhe granata dore. Ndryshimi mes tyre është rrezja e shpërthimit të tyre.

termobarike

Cilat janë rregullat që përcaktojnë përdorimin e bombave me vakum?

BBC shkruan se nuk ka një ligj specifik ndërkombëtar që ndalon përdorimin e këtyre armëve.

Por nëse një shtet i përdor ato për të shënjestruar qytetarët e pafajshëm apo institucionet civile si shkollat apo spitalet, atëherë mund të dënohet për krime lufte sipas konventës së Hagës të viteve 1899 dhe 1907.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.