Kronikë

Vrasja në marketin në Tiranë, vetëdorëzoht ish-polici që akuzohet si autori i dyshuar i krimit

20:25 - 01.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se dy muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranë, ku një i ri u vra në një market pas sherrit për radhën e pagesës, është vetëdorëzuar autori i dyshuar i krimit.




Bëhet fjalë për shtetasin A. S., ish-punonjës Policie, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Viktimë e kësaj ngjarje mbeti 29-vjecari Jurgen Duka (M).

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se autori i dyshuar, më datë 14.12.2021, “në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit), shtetasin Jurgen Duka, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D.

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi A. S., (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit), shtetasin J. D., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.