Kryesore

Dora e vjetër e KGB-së/ Kush janë “kokat” e Kremlinit që këshillojnë Putinin për luftën

14:50 - 03.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vladimir Putin, paraqet një figurë të vetmuar, duke e çuar ushtrinë ruse në një luftë me rrezik të lartë që kërcënon të copëtojë ekonominë e vendit të tij.




Ai rrallëherë është dukur më i izoluar se në dy daljet e fundit publike me rrethin e tij të ngushtë, aty ku ulet në një distancë të konsiderueshme nga këshilltarët e vetë më të afërt.

Si komandant i përgjithshëm, përgjegjësia përfundimtare për pushtimin i takon atij, por Putini gjithmonë është mbështetur nga një rreth thellësisht besnik, shumë prej të cilëve gjithashtu filluan karrierën e tyre në shërbimet e sigurisë ruse. Pyetja është se kush “pëshpërit” në veshin tij, në këtë moment fatal të presidencës.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu

Nëse dikush e bën këtë( pra “pëshpëritjen”), ai është Sergei Shoigu një i besuar i Putinit prej kohësh, i cili ka sipërsëritur si “Papagall” linjën e udhëheqësit rus për çmilitarizimin e Ukrainës dhe mbrojtjen e Rusisë nga i ashtuquajturi kërcënim ushtarak i Perëndimit.

Shoigu është një njeri që shkon në udhëtime gjuetie dhe peshkimi me presidentin në Siberi, dhe në të kaluarën ai është parë si një pasardhës i mundshëm.

Por hidhini një sy kësaj fotoje të jashtëzakonshme te ministrit, në fund të kësaj tavoline, i ulur në siklet pranë kreut të forcave të armatosura dhe do të pyesni veten se sa veshi i Presidentit Putin është në gjendje të arrijë.


Presidenti shpesh shfaqet si një figurë e izoluar

Kjo foto është marrë tre ditë pas një fushate ushtarake duke luftuar me rezistencën e papritur të Ukrainës dhe moralin e ulët ushtarak.

Shoigu duhej të marshonte për në Kiev; ai është ministër i mbrojtjes dhe supozohej ta fitonte atë,” thotë Vera Mironova, një specialiste për konfliktet e armatosura.

Ai u vlerësua për kapjen ushtarake të Krimesë në 2014. Ai ishte gjithashtu në krye të agjencisë së inteligjencës ushtarake GRU, i akuzuar për dy helmime me agjent nervor: ai vdekjeprurës i vitit 2018 në Salisbury në Mbretërinë e Bashkuar dhe sulmi gati fatal ndaj liderit të opozitës Alexei Navalny në Siberi 2020.

Fotoja duket edhe më keq nga afër. “Duket si funeral”, thotë zonja Mironova.


Valery Gerasimov (majtas) dhe Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu kanë luajtur një rol kyç në vendimet strategjike të Presidentit Putin

Eksperti dhe shkrimtari rus i sigurisë Andrei Soldatov beson se ministri i mbrojtjes është ende zëri më me ndikim që presidenti dëgjon.

Shoigu nuk është vetëm në krye të ushtrisë, ai është gjithashtu pjesërisht përgjegjës për ideologjinë, dhe në Rusi ideologjia ka të bëjë kryesisht me historinë dhe ai kontrollon narrativën.

Shefi i Shtabit të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov  

Si shef i shtabit, detyra e tij ishte të pushtonte Ukrainën dhe ta përfundonte punën shpejt, dhe sipas këtij standardi ai u tregua i metë.

Gerasimov ka luajtur një rol të madh në fushatat ushtarake të Vladimir Putin që kur ai komandoi një ushtri në Luftën Çeçene të vitit 1999 dhe ishte në ballë të planifikimit ushtarak për Ukrainën gjithashtu, duke mbikëqyrur stërvitjet ushtarake në Bjellorusi muajin e kaluar.

I përshkruar si një njeri “i ngrysur dhe i fortë” nga specialisti rus Mark Galeotti, Gjenerali Gerasimov luajti gjithashtu një rol kyç në fushatën ushtarake për aneksimin e Krimesë.

Disa raporte sugjerojnë se ai tani është lënë mënjanë për shkak të “belbëzimit” të pushtimit të Ukrainës dhe raporteve për moralin e dobët midis trupave.

Sekratari i Keshillit të Sigurisë, Nikolai Patrushev

Patrushev është më skifteri nga të gjithë, i cili mendon se Perëndimi ka vite që synon të kapë Rusinë,” thotë Ben Noble, profesor i asociuar i politikës ruse në University College London.

Ai është një nga tre besnikët e Putinit që kanë shërbyer me të që nga vitet 1970 në Shën Petersburg, kur qyteti i dytë i Rusisë njihej ende si Leningrad.

Dy personat e tjerë të fortë janë shefi i shërbimit të sigurisë Alexander Bortnikov dhe kreu i inteligjencës së huaj Sergei Naryshkin. Të gjithë rrethi i brendshëm i presidentit njihen si “siloviki”, ose zbatues, por kjo treshe është akoma më afërt me Putinin.

Pak kanë aq ndikim mbi presidentin sa Nikolai Patrushev. Jo vetëm që punoi me të në KGB-në e vjetër gjatë epokës komuniste, ai e zëvendësoi atë si kreu i organizatës pasardhëse të saj, FSB, nga viti 1999 deri në 2008.

Ishte gjatë një takimi të çuditshëm të Këshillit të Sigurimit rus, tre ditë para pushtimit, që Patrushev theksoi pikëpamjen e tij se “qëllimi konkret” i SHBA-së ishte shpërbërja e Rusisë.

Seanca ishte si një pjesë e jashtëzakonshme teatri, e cila tregonte presidentin duke mbajtur çekiçin e gjyqtarit pas një tavoline, ndërsa një nga një ekipi i tij i sigurimit shkoi te një foltore dhe shprehte mendimin e tyre për njohjen e pavarësisë së rebelëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainë.

Drejtori i shërbimit Federal i Sigurisë, Alexander Bortnikov

Vëzhguesit e Kremlinit thonë se presidenti i beson informacionit që merr nga shërbimet e sigurisë më shumë se çdo burim tjetër dhe Alexander Bortnikov shihet si pjesë e strehës së brendshme të Putinit. Një tjetër dorë e vjetër nga KGB-ja e Leningradit, ai pati marrë drejtimin e FSB-së.

FSB ka ndikim të konsiderueshëm mbi shërbimet e tjera të zbatimit të ligjit dhe madje ka forcat e veta speciale.

Ai është i rëndësishëm, por nuk është aty për të sfiduar liderin rus apo për të dhënë këshilla në të njëjtën mënyrë si të tjerët, beson Andrei Soldatov.

Drejtori i shërbimit të jashtëm të inteligjencës, Sergei Naryshkin

Duke kompletuar treshen e frikacakëve të vjetër të Leningradit, Sergei Naryshkin ka qëndruar përkrah presidentit për pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Themi treshe fikacakësh sepse si duhet ta quajmë ndryshe, ne, paraqitjen e sikletshme të së cilës iu nënshtrua Naryshkin gjatë mbledhjes së këshillit të sigurisë?

Kur u pyet për vlerësimin e tij të situatës, shefi i inteligjencës u trondit dhe i belbëzoi rreshtat e tij, por presidenti i tha: “Nuk është kjo ajo që po diskutojmë”.

Seanca e gjatë u redaktua posaçërisht nga Kremlini, i cili kishte vendosur qartë të tregonte sikletin e Naryshkin përpara një audiencë të madhe televizive.

“Ishte tronditëse. Ai është tepër i lezetshëm dhe i mbledhur, kështu që njerëzit do të kenë pyetur se çfarë po ndodh këtu,” tha Ben Noble për BBC. Mark Galeotti u befasua nga atmosfera toksike e gjithë ngjarjes.

Por Andrei Soldatov mendon se ai thjesht po shijonte momentin: “Putinit i pëlqen të luajë lojëra me rrethin e tij të brendshëm, duke e bërë atë [Naryshkin] të duket budalla.”

Sergei Naryshkin prej kohësh i është bërë hije zotit Putin, në Shën Petersburg në vitet 1990, më pas në zyrën e Putinit më 2004 dhe përfundimisht u bë kryetar i parlamentit. Por ai gjithashtu drejton Shoqërinë Historike Ruse dhe, sipas mendimit të Soldatov, ai është treguar tejet i rëndësishëm në sigurimin e presidentit me baza ideologjike për veprimet e tij.

Vitin e kaluar ai dha një intervistë për korrespondentin e BBC-së në Moskë, Steve Rosenberg, në të cilën mohoi se Rusia kishte kryer helmime dhe sulme kibernetike ose kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vendeve të tjera./BBC/


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Keta qe duken ne kete faqe, jane te fishkur si nga lekura, ashtu dhe nga trute, prandaj nuk behet bota me pleq budallenj. Jepini pak ilac miu, qe te dredhin kembet para se te flene, qe te mos qellojne me me arme. Ilaci me I mire PER gjithe te cmemdurit.

    Përgjigju ↓