AKTUALITET

(FOTO+VIDEO) Misteri i zhdukjes së vrasësit të familjes shqiptare në Greqi/ Djali 12-vjeçar me vëllanë e vogël në krah kërkonte ndihmë në rrugë

10:47 - 03.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje makabre, e denjë për filma thriller është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytezën e vogël greke, Andravida, ku një çift shqiptar dhe dy fëmijët e tyre, 2 dhe 3 vjeç, u gjetën të vdekur në banesën e tyre, nga djali i madh i familjes, vetëm 12 vjeç.




Mediat greke raportojnë se, nga hetimet paraprake të policisë, skenari i një vrasje nga babai i 3 pjesëtarëve të familjes, dhe më pas vetëvrasje, është hedhur poshtë.

Sipas policisë, trupat e shqiptarit nga Lushnja, Armando dhe gruas së tij Maria, u gjetën në një rimorkio në depon e shtëpisë, ndërsa në trup kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ndërkohë që, arma e zjarrit me të cilën është kryer krimi i rëndë, ende nuk është gjetur.

Po ashtu bëhet e ditur se fëmija 3-vjeçar është gjetur i pajetë në dyshemenë e magazinës, ngjitur me rimorkion dhe 2-vjeçari u gjet i vdekur brenda në banesë.

Si tentoi autori të zhdukte gjurmët e krimit:

Media greke, duke iu referuar grupit hetimor, shkruajnë se autori mesa duket ka pasur për qëllim zhdukjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur, ndoshta edhe hyrja në banesë e 12-vjeçarit.

Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara, ndërkohë që për krimin e rëndë fajësohet ish-bashkëshorti i Marias, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë, në fshat raportohet se autor mund të jetë një person tjetër, që ka pasur konflikte me çiftin.

Djali 12-vjeçar me vëllain e vogël në krah kërkonte ndihmë:

Dramatike ishte dhe fakti kur 12-vjeçari hyri në banesë dhe pa prindërit dhe dy vëllezërit e pajetë. Sipas dëshmive, ai u pa me vëllain e vogël në krah, teksa ecte jashtë banesës dhe kërkonte ndihmë i dëshpëruar. Kalimtarët, të tmerruar nga skena njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë.

Një autoambulancë transportoi foshnjën fatkeqe në Qendrën Shëndetësore Gastouni, por fatkeqësisht ai kishte humbur jetën. Do të jetë dëshmia e 12-vjeçarit ajo që do iu jap përgjigje shumë pyetjeve për marrëdhëniet familjare dhe ato me ish-bashkëshortin e Marias (babai biologjik i 12-vjeçarit).

Ish-bashkëshorti i 28-vjeçares, i dyshuari kryesor për vrasjen:

Ish-bashkëshorti i 28-vjeçares shqiptare është i dyshuari kryesor për vrasjen makabre të katër anëtarëve të familjes shqiptare që u shënua ditën e djeshme në zonën e Andaviadës në Ilia, Greqi.

Sipas vlerësimeve të para, oficerët e policisë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në vendin e krimit për të mbledhur të dhëna.

Skenarin fillestar sipas të cilit babai ka dashur t’i marrë jetën nënës dhe dy fëmijëve të tyre, 3 dhe 2 vjeç dhe më pas ka kryer vetëvrasje, duket se është përmbysur pasi tashmë policia greke thotë se i dyshuari kryesor i vrasjes tragjike është ish-bashkëshorti i shqiptares, i cili është shpallur në kërkim nga autoritet greke.

Gjithnjë sipas mediave helene, zonat e Ilia, Akaia dhe Atiki, janë duke krehur vendin e krimit dhe zonën përreth për të gjetur prova që do t’i çojnë në hetimin e vrasjes së katërfishtë, por deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.