BOTA

Nafta kap shifrën rekord 210 lekë për litër. Ekspertët: Krizë, qeveria të rishikojë taksat e karburanteve!

16:39 - 03.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtrenjtohet përsëri nafta në vend. Në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve një litër naftë po tregtohet 210 deri 220 Lekë duke arritur nivelin rekord të regjistruar në vend  që prej vitit 2009. Nga një vëzhgim i bërë në pikat e karburanteve në vend konstatohet se rritja e njëjtë pothuajse në të gjitha pikat. Qytetarët ankohen se e kanë të pamundur që të përballojnë një çmim të tillë.




Shoferët e taksive shprehen se me këtë shtrenjtim të naftës  fitimet e tyre janë minimale. Thonë se nuk mund të rrisin çmimet pasi nuk do të kishin më klientë

Duke folur për mediat, eksperti Zef Preçi i kërkon qeverisë që të rishikojë taksat e aplikuara në një litër naftë gjatë kësaj periudhe dhe sidomos të rrisë konkurrencën. Në një litër naftë vetëm taksat arrijnë në rreth 120 lekë duke e rënduar edhe më shumë  koston te qytetarët. Rritja e çmimit të naftës ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë. Një fuçi naftë në bursa gjatë së enjtes është shitur me 120 dollarë.

Ç’PO NDODH NE BOTE? 

Nafta amerikane kaloi mbi 100 dollarë për fuçi edhe pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera njoftuan një lëshim të konsiderueshëm të rezervave emergjente të naftës.

Nafta e papërpunuar amerikane u rrit me 8% për t’u mbyllur në 103,41 dollarë për fuçi, duke u mbyllur mbi 100 dollarë për herë të parë që nga korriku 2014. Ajo shënoi fitimin më të madh njëditor të tregut të naftës që nga nëntori 2020.

Në nivelet më të larta të ditës, nafta e papërpunuar u rrit me 11.6% në 106.78 dollarë për fuçi, niveli më i lartë brenda ditës që nga qershori 2014, raporton CNN.

Brent, standardi botëror, fitoi rreth 8% në rreth 105 dollarë për fuçi. Analistët e energjisë thanë se tubimi pasqyroi ndjenjën se lëshimi i 60 milionë fuçi nafte të shpallur nga Shtëpia e Bardhë dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë nuk do të jetë pothuajse e mjaftueshme duke pasur parasysh shqetësimet e furnizimit në krizën Rusi-Ukrainë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.