LAJMI I FUNDIT

Barazimi në Derbi, Shehi: Të kënaqur me çfarë prodhuam, mungoi vetëm kthjelltësia në fund

22:34 - 05.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, theksoi se barazimi i sotëm kënaqte sidomos për atë që kishte parë në fushën e lojës. Tekniku i bardhebluve tha në “Gol pas Goli” që ekipi kishte bërë thuajse gjithçka mirë dhe vetëm qartësia në metrat e fundit i kishte mohuar gëzimin e golit në këtë derbi.




“Jemi të kënaqur me atë që prodhuam në fushë, në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin. Por dihet që derbi është derbi dhe ka të tre rezultatet të pranishme. Por e them që jemi të kënaqur me atë që dhamë në fushën e lojës.

Unë mendoj që Seferi ka bërë ndeshje shumë të mirë, edhe pse Xhiha nuk është në 100% ka shkuar shumë herë në pozicion goditje. Pastaj kundërshtari ka edhe mbrojtës, por derbi mund të vendoset nga një episod. Jemi të kënaqur që shkuam deri në metrat e fundit por aty na mungoi pastaj kthjelltësia.

Goli është qershia mbi torte, por e rëndësishme është që skuadra bën presion, nuk e lë kundërshtarin t’i afrohet portës. Kur them që është ndeshje e mirë, mungon vetëm goli dhe në futboll sigurisht që ka edhe kështu.

Skuadra sot ishte me grintë dhe agresive, e mbajti ekipin kundërshtar në presion. Nuk ka ndikuar ndalesa e Laçit se e dimë që ka edhe shumë javë lojë.

Kemi dalë shpeshherë në pozicion goditje, kjo është e rëndësishme. Kemi goditur sa kemi patur mundësi, ndoshta mund të bënim më mirë, në metrat e fundit u nxituam pak dhe nga dëshira e madhe ai pasi i fundit, apo goditja mund të kishim dalë te goli.

Mund të evitonim topin prapa shpine, por e dimë që me cilësinë e lojtarëve që kemi, mund të krijojmë mundësi. Kurse në qendër e dimë që është shumë e vështirë një kundër një. Në mesfushë Limaj dhe Totre markoheshin. Kur nuk ke hapësira del nga krahët, siç dolëm e nuk shërbyem mirë”, tha Shehi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.