Kronikë

DETAJE/ Atentati në Vlorë, rëndohet gjendja e 33-vjeçarit, dërgohet drejt Tiranës. Ja çfarë u gjet në makinën e djegur të autorëve

22:41 - 05.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në qytetin e Vlorës ku mbeti i plagosur Romeo Meçaj, 33 vjeç, pranë stadiumit “Flamurtari”. 33-vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë drejt Tiranës.




Autorët dyshohet se e kanë pritur të fshehur Meçajn pranë stadiumit, ndërsa kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij.

Pas të shtënave ata u larguan me shpejtësi, ndërsa dogjën automjetin e tyre në zonën e quajtur “Shtatë Pallatet”, pranë Ujit të Ftohtë. Gazetari Enrik Mehmetaj ben me dije se policia gjeti dhe sekuestoi brenda saj, dy kallashnikov të djegur, të cilët dyshohet se u përdorën për të qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Meçaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.