LAJMI I FUNDIT

Ngërçi me anëtarët e qendrave të votimit në Vorë/ Celibashi: Shmangni pretekstet, respektoni Kodin Zgjedhor

08:26 - 06.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i ka bërë thirrje subjekteve zgjedhore që të zgjidhin situatën e ngërçit në bashkinë e Vorës, lidhur me anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit me të drejtë propozimi nga Partia Demokratike.




Përmes një postimi në Twitter Celibashi thekson se respektimi i Kodit Zgjedhor është e vetmja mënyrë që garanton integritetin e zgjedhjeve dhe ftoi të gjitha subjektet që të shmangin pretekstet dhe ta respektojnë atë.

Nxisim subjektet zgjedhore që kanë të drejtën e caktimit të anëtarëve të KQV-ve të Bashkisë Vorë të zgjidhin situatën e ngërçit lidhur me anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit me të drejtë propozimi nga Partia Demokratike. Respektimi i dispozitave të Kodit Zgjedhor plotësisht dhe qartësisht është e vetmja mënyrë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe shmangien e çdo preteksti”, shkruan Celibashi në Tëitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.