LAJMI I FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Hapen qendrat e votimit, raportimet e para për procesin

07:52 - 06.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur procesi i votimit në 6 bashki të vendit për 6 kryetarët e rinj të bashkive.




Në orën 7:00 është hapur votimi në Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër dhe Dibër.

Raportimet në media bëjnë me dije se në Vorë në Qendrën e Votimit 15/50 me rreth 8 mijë votues nuk ka nisur ende votimi pasi s’ka ardhur sekretari megjithëse orari ka filluar dhe votuesit janë paraqitur. Në Vorë votohet dhe numërohet elektronikisht dhe rezultati do të shpallet 1 orë pas mbylljes së procesit të votimit. Në Bashkinë e Vorës ka 44 QV.

Dhe në Durrës votimi ka nisur normalisht. Raportohet se në orën 07:00 Qendrat e Votimit janë hapur dhe ka nisur procesi pa probleme.

Gjithashtu në Rrogozhinë janë hapur 52 Qendrat e Votimit normalisht dhe një burgun e Peqinit. Probleme janë shfaqur me funksionimin e kamerave, të cilat nuk funksionojnë.

Në Lushnjë procesi ka nisur normalisht prej orës 07:00. Në Bashkinë Lushnjë ka 2 KZAZ, 2 vende të numërimit të Votave, 157 qendra votimi dhe janë regjistruar 104.249 zgjedhës, 2000 për herë të parë.

Ne tetë zgjedhje lokale të zhvilluara pas komunizmit kjo bashki është fituar 4 herë nga PS, 3 herë nga PD dhe 1 herë nga LSI. Për ruajtjen e të gjithë materialeve zgjedhore janë angazhuar 198 punonjës policie.

Në Shkodër nga QV 269 në qytet, ku tha se procesi i votimit ka nisur normalisht, por numri i qytetarëve është i vogël. Janë 280 QV dhe 4 KZAZ. në Shkodër kandidojnë tre emra.

Në zonën e Dukagjinit, në 3 njësitë Pult, Shoshë dhe Shalë ka probleme për shkak të reshjeve të dëborës dhe motit të keq dhe qytetarët e kanë të pamundur të shkojnë dhe të votojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.