LAJMI I FUNDIT

Procesi i numërimit në Lushnjë/ Kryeson Eriselda Sefa e PS-së. Ja si ndahen votat e kandidatëve

01:25 - 07.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Lushnjë janë mbyllur 22 nga 157 kuti votimi, ku sipas rezultateve paraprake kryeson kandidatja e Partisë Socialiste Eriselda Sefa me 2704 vota, i dyti vjen kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ Elton Bano me 1549 vota dhe më pas kandidati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa me 511 vota.




Ndërkaq, në bashkinë e Vorës falë votimit elektronik rezultati ka dalë më parë se bashkitë e tjera, ku u shpall fitues Blerim Sheraj. Sheraj ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota.

Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687. Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.