SPORT

(FOTO) Mbërrinë në kampin stërvitor lojtarët e Manchester United me në krye Ronaldon/ Një “luftë civile” brenda skuadrës mendohet të jetë arsyeja e humbjeve të Djajve të Kuq

13:33 - 08.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skuadra e Ralf Rangnik e Manchester United është rikthyer në stërvitje në Carrington pas humbjes së tyre poshtëruese 4-1 ndaj Cityt të dielën pasdite.




Kristiano Ronaldo ishte në mesin e atyre që u fotografuan duke shkuar në kompleksin stërvitor të klubit përpara ndeshjes së tyre të ardhshme në Premier League kundër Tottenham të shtunën.

Cristiano Ronaldo (above) was among those who turned up - despite his reported hip injury

Rangnik do të shpresojë që seancat e tij stërvitore në Carrington të ndihmojnë në ndryshimin e pozicionomit së Manchester United, pasi rezultati i së dielës bëri që Djajtë e Kuq të zbresin në tabelë në vendin e pestë. Megjithatë, mendohet se mund të jenë mardhëniet jo të mira midis lojtarëve së Manchester United që po kërcënojnë shanset e tyre për të siguruar një vend në Champions League.

Të shumtë janë lojtarët që kanë paknaqësi kundrejt trajnerit, njëri-tjetrit apo edhe pjesëmarrjes në ndeshjet e zhvilluara. E gjithë kjo situatë paknaqësie ka sjellë rezultate të dobta në ndeshjet e zhvilluara për Djaltë e Kuq.

Erik Bailli, reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka bërë vetëm shtatë paraqitje për United këtë sezon dhe ishte në stol për ndeshjen 4-1 kundër Manchester Cityt, pavarësisht se Rafael Varane doli pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë, Markus Rashford është duke menduar për të ardhmen e tij në Manchester United pasi nuk nuk po kalon një periudhë të mirë në skuadër nën drejtimin e Rangnik. Sulmuesi anglez, i cili ka vetëm 18 muaj në kontratën e tij aktuale, nuk ka luajtuir asnjë ndeshje në Premier League që nga përballja e Manchester United me Southampton më 12 shkurt.

Diogo Dalot është një tjetër lojtar që thuhet se është i pakënaqur në klubin me qendër në Mançester. Mbrojtësi portugez po lulëzonte në United – pasi kishte luajtur tetë ndeshje radhazi përpara se të humbiste vendin e tij ndaj Aron Uan-Bissaka në fitoren 4-2 ndaj Leeds.

Ai ka luftuar për t’u rikthyer në skuadër që nga ajo kohë, me Uan-Bisaka që ka mbajtur vendin e tij në formacionin e United, pavarësisht barazimit dërrmues në shtëpi ndaj Watford-it që i parapriu humbjes së Cityt.

E ardhmja e Ronaldos te Manchester United gjithashtu është vënë në pikëpyetje pas pasigurisë që rrethon mungesën e tij në ndeshjen e së dielës. 37-vjeçari u përjashtua nga derbi i Mançesterit për shkak të një dëmtimi në ijeve. Në vend që të rrinte për të mbështetur bashkëlojtarët e tij, Ronaldo vendosi të fluturonte për në Portugali.

Thashetheme të shumta kanë qarkulluar se ylli portugez në të vërtetë nuk ishte i dëmtuar.

Motra e Ronaldos, Katia Aveiro, i hodhi benzinë zjarrit kur pëlqeu një foto që sugjeronte se sulmuesi nuk ishte i lënduar.

Tani sulmuesi ka mbërritur në kompleksin stërvitor të klubit përpara seancës së ekipit të martën pasdite.

Ronaldo ishte i pari nga shumë lojtarë të fotografuar duke mbërritur në Carrington. Të tjerë lojtarë të klubit si Fred, Diogo Dalot, Dean Henderson dhe shumë të tjerë mbërritën në makinat e tyre luksoze.

Fred - who was criticised for Manchester City's second goal on Sunday afternoon - also arrived


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.