OPINION

“Përgjigje andrologut Aleksandër Frangaj”

17:58 - 08.03.22 MERO BAZE
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithë grupi i gatshëm i Sali Berishës në Tv Klan paska pasur festë mbrëmë, për atë që nuk di pse e quajnë fitore të Berishës ndaj Lulzim Bashës. Punë e tyre.  




Por akuza më e rëndë që I paskan bërë Bashës është se në betejën kundër Berishës e kam mbështetur  unë si gazetar. Mu desh ta shikoja emisionin e regjistruar dhe aty mu shfaq Aleksandër Frangaj, që e shpjegonte humbjen e Bashës si androlog, ose shpjeguar pse “Basha nuk ja ngrehte”. 

Nuk kam ndonjë gjë për të sqaruar për veten, pasi prej 9 Shtatorit kur Lulzim Basha ka përjashtuar Sali Berishën nga PD, ai ka mbështetjen time të plotë edhe sikur asgjë të mos bëj në jetë tani e tutje. Dhe nuk është e thënë se duhet të bëj patjetër ndonjë heroizëm tjetër, pasi nuk e quaj pak të marrësh një vendim kaq të rëndësishëm dhe jetik për Shqipërinë se sa distancimi nga një familje kriminale, e akuzuar për korrupsion domethënës, minim të demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë në vend, prej SHBA. 

Lulzim Basha nuk do kishte urrejtjen e atyre fytyrave në panel, nëse nuk do ishte distancuar nga Sali Berisha. Nuk do kishte as urrejtjen e Sali Berishës. Do ishte i përkëdheluri i tij dhe i tyre sic ka qene nga 2005 deri me 2021.  

Ata njerëz nuk përfaqësojnë vetveten, por emocionet dhe shkulmat e brendshme të Sali Berishës, ose siç do thoshte Sandri, “të atij që ua ngreh” 

Nuk ka ndodh ndonjë operacion sekret dhe as ndonjë konspiracion. Lulzim Basha ka bërë një akt politik të rëndësishëm ne publik dhe shoqëria është pozicionuar. Shumë demokratë dhe bashkëpunëtorë të Berishës kanë vazhduar me Berishën dhe pak nga kanë ngelur me Lulzim Bashën. Unë nuk kam ngelur me Lulzim Bashën, se unë kam betejën time me Berishën edhe sikur Lulzim Basha të vazhdonte pas 9 Shtatorit me Sali Berishën.  

Unë jam larguar nga Sali Berisha sapo ia ka ardhur në pushtet, me 2005, me një ndjenjë gëzimi dhe çlirimi që nuk do mbështesja më tej një familje hajdutesh dhe një vrasës. Gëzimi me të cilin kam ikur prej tyre, më mjafton të jem i gëzuar gjithë jetën. E kam bërë këtë kur ishte në kulmin e pushtetit, ku rka tentuar te me vras, duke hedhur makina ne erë dhe duke nxjerr bandit rrugëve, dhe skam pse të ndjehem i dëshpëruar tani, kur Ai ka mbetur si qenë rrugëve, duke u justifikuar para shqiptarve, që nuk e ka gruan hajdute, nuk e ka vajzën dhe nuk e ka djalin hajdut vrases. 

Është kjo arsyeja që çdo kush pas meje është larguar nga Sali Berisha ka pasur mbështetjen time pa kushte dhe pa marrëveshje personale me të. Lulëzim Basha është një prej tyre dhe do ta ketë mbështetjen time derisa ai të rezistoj si një figurë politike kundër Sali Berishës qoftë dhe i vetëm. Në politikë nuk vlejnë aq shumë numrat që ke në një ditë të caktuar, nëse nuk ke parime. Është më mirë të ruash një parim dhe të bësh numurat për të, se sa të shkosh pas numrave dhe të ndryshosh çdo ditë nga një parim. Si paneli i Tv Klanit. 

Për mua nuk ka asnjë rëndësi nëse Bashës i kërkojnë llogari për rezultatin, e shantazhojnë, e braktisin apo i qëndrojnë pranë. Vendimin për tu distancuar nga Sali Berisha e ka marrë Lulzim Basha dhe detyrimin për qëndruar në krye të frontit anti–Berishë brenda Partisë Demokratike e ka Lulzim Basha. Të tjerët janë të lirë të rijnë me të apo të ikin. Secili bën zgjedhjet e veta, por pasuria e vetme që PD ka sot është pikërisht çlirimi nga miti i Sali Berishës, dhe vjetërsia më e madhe që ka, si një kancer ne trupin e saj, që nuk do ta lërë kurrë të ngrejnë kokë, është Sali Berisha. Ai është një qenie primitive që vuan nga instinktet e incestit dhe kënaqësia e vetme që ka është përdhunimi i shtëpisë së vet. Ndaj ndjehet i gëzuar se po përdhunon PD, ose siç do ta thoshte andrologu Frangaj, “i ngrehet nga PD”, pasi do të vdes bashkë me të. 

Është kjo arsyeja që nuk më emocionoi sulmi i panelit të Sali Berishës në Tv Klan, por më shqetësoi gënjeshtra, se fakti që unë e mbështes Lulzim Bashën, në betejën kundër Berishës, ata me ligësi e paraqesin si mbështetje të Edi Ramës per Lulzim Bashen. Në fakt ata hanë dreka e darka me Edi Ramën, ndajnë dhe privilegje me të, por në publik duan të duken opozitarë.  

Nuk janë të tillë. Ka plotë gazetarë kurajozë opozitarë Shqipëria sot. Të drejt apo të padrejtë, profesionist apo amatorë, ka plotë prej tyre që luftojnë me shpirt kundër Edi Ramës. Këta luftojnë me shpirt vetëm për sasinë e pareve që i marrin Edi Ramës dhe të tjerëve. 

Unë dhe Edi Rama nuk jemi në një gjatësi vale në raport me Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kundërshtarë politik dhe e do sa më të dobët, kurse unë nuk e kam armik apo kundërshtar, por e shikoj si një aleatë kundër Sali Berishës dhe e dua sa më te fort, qoftë dhe vetëm.  

Sa i takon asaj se ke ndihmon pushteti në këtë betejë, mjafton të shikosh panelin e TV Klanit që janë ura e lidhjes së pushtetit Edi Rames, me Sali Berishën. 

Andrologu Aleksandër Frangaj, është aleat i Edi Ramës dhe Sali Berishës njëkohësisht bashkë me të punësuarit e vet. Andrologu Frangaj është përfitues i favoreve të frikshme qeveritare nga Edi Rama të cilat janë përdorur në luftë kundër Lulzim Bashës.  

Andrologu “që nuk ja ngreh Lulzim Basha” në fakt është ai që i bën “goj…” Edi Ramës për tenderat e Dhërmiut dhe biznesmenëve ushtare te tij me të cilët ndan pronat e grabitura te Dhërmiut, duke përdorur projektin e Bankës Botërore, për të parablerë pronat që kanë rikonstruktuar me lekë të programit qeveritar dhe tenderët për rrugë dhe punë publike në zonë që kanë rregulluar infrastrukturën e bizneseve të tyre, që praktikisht i ka bërë milionerë.  

Nëse ka një çështje ku SPAK duhet të hetojë, është rikonstruksioni i Dhërmiut, ku biznesmenit të andrologut Frangaj, ju prezantua plani i qeverisë për rikonstruksion të Dhërmiut, ju premtua tenderi dhe ai parableu në mënyrë të dyshimtë dhjetëra shtëpi, fshatarësh të dëshpëruar për ti rregulluar me paret e shtetit dhe për tua kthyer pastaj një pjesë si dhuratë  penalistëve të Klanit. Shpresoj të kujtohen një ditë, pa u trembur se u troket andrologu Frangaj në derë. 

Të njëjtën klientelë biznesi e kanë përdorur dhe në  Lezhë e në Tiranë, duke qenë sekser i tenderave të tyre, pranë Edi Ramës. Ai që “ka problem me ngrehjen kur shikon Lulzim Bashën”, lëngëzon menjëherë para Edi Ramës për tu pasuruar dhe për ta përdorur këtë fuqi nga biznesi në favor të Sali Berishs kundër Lulzim Bashës. Njësoj si i biri i Sali Berishës nga ana tjetër.  

Kjo po që është një argument pse me paratë e pushtetit të Ramës, fiton Sali Berisha dhe humbet Lulzim Basha, por jo e kundërta. Fakti që unë mbështes Lulzim Bashën, nuk më bën njeri të pëlqyer në qeveri, madje as në Partinë Socialiste, ku shumica e ekipit drejtues me thënë të drejtën janë me Sali Berishën, nga hallet të ngjashme që presin në të ardhmen. Por unë pa dyshim që u jam mirënjohës socialistëve që isha aleatë me ta për ta nxjerrë Sali Berishën nga zyrat e shtetit në rrugë, aty ku endet sot duke kuisur si qen i rrahur. 

Nga ana tjetë rnuk jam i shqetësuar sa i fort është Lulzim Basha kundër Sali Berishs. Më 9 Shtator dhe më 8 janar ishte shumë i fort. Më 6 Mars ishte i dobët se i kishte te gjithe kunder. Nuk e di si do të jetë pas një viti, por mua  më mjafton të mos jetë me Sali Berishën. Kjo në Shqipëri është sistem vlerash. Ai paneli i Klanit është sistem plehrash. Nga ata të fisit Sandrit që kujdesen për landfillin e Sharrës. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.