LAJMI I FUNDIT

Dashnor Sula thirrje për bashkimin e PD-së: Të nisë dialogu mes palëve, të ngrihet një Komision Përbashkues dhe t’i jepet fund kësaj situate

20:24 - 09.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka bërë thirrje për bashkimin e të djathtës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Sula shkruan se rezultati i marrë nga PD në zgjedhjet e 6 Marsit imponon reflektim.




Ai kërkon ngritjen e një Komisioni Përbashkues, ku drejtuesit të lënë mënjanë egon e tyre personale dhe të tregojnë vullnet për bashkimin e Partisë Demokratike.

Postimi i plotë:

Demokratët duhet të bashkohen!

6 Marsi ishte një ditë e zymtë për Partinë Demokratike. Unë isha i deleguar në bashkinë e Rrogozhinës. Bëra maksimumin tim që kandidati ynë të dilte fitues. Nuk ia dolëm.

Rezultati që morëm jo vetëm në Rrogozhinë, por edhe në 5 bashkitë e tjera më imponon reflektim. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte 30%. Ndërkohë 70% e shqiptarëve që banonin në këto 6 bashki nuk shfaqën interes të drejtoheshin në kutitë e votimit.

Në kushtet kur kundërshtari ynë politik (Partia Socialiste) ka të gjitha pushtetet dhe nxori për të votuar administratën dhe gjithë në votime të gjitha kapacitetet e tyre, do të thotë se maksimumi i tyre aq është. Pjesën tjetër 70%-ndëshin e votuesve, opozita nuk e ka bindur si alternativë. Ne nuk kemi krijuar besueshmëri tek ata se mund të administrojmë pushtetin lokal më mirë. Edhe nëse mbledh votat e Partisë Demomratike dhe Shtëpisë së Lirisë që janë vota opozitarësh ne sërish nuk e kalonim kundërshtarin tonë.

Rikujtoj edhe një herë që janë 70% e shqiptarëve/ opozitarë që duan zgjidhje.

Në këto kushte çdo lidership i përgjegjshëm që synon të mirën e shqiptarëve e partisë të cilën përfaqëson, duhet të marrë përgjegjësi dhe ti hap rrugë zgjidhjes së situatës. Zgjidhja nuk mund të jetë jashtë PARTISË DEMOKRATIKE.

Ne duhet të bashkohemi dhe të marrim vendime përtej egos personale. Partia Demokratike duhet të futet në një proces ringritje me të gjithë potencialet e veta, të hapet ndaj personave me integritet dhe përmes një Komisioni Përbashkues apo instrumentave që mund të gjenden permes dialogut ti jepet fund kësaj situate. Kjo kërkon vullnet, kërkon guxim dhe mbi të gjitha lidership.

Çdo orë e humbur është në shërbim të kundërshtarit politik!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.