LAJMI I FUNDIT

Ndërron jetë personi që i transplantuan zemrën e derrit

16:47 - 09.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Personi i parë në botë që kreu një transplant duke vendosur zemrën e një derri të modifikaur gjenetikisht, ka ndërruar jetë.




57 vjeçari David Bennett, ndërroi jetë dy muaj pas operacionit që bëri bujë në mbarë globin, si i pari i këtij lloji.

Kjo procedurë pritej ta çonte mjekësinë një hap përpara, për t’u përballur me mungesat e organeve në rastet e transplanteve.

Bennett kishte një sëmundje të pashërueshme dhe operacioni ishte një përpjekje e fundit, për të shtyrë jetën e tij.

Ai ishte koshient për rreziqet madje e cilësoi si “një përpjekje në errësirë”.

“Ai ishte një pacient trim dhe fisnik, i cili luftoi deri në fund”, tha kirurgu që kreu operacionin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.