BOTA

Sulmi mbi spitalin e fëmijëve në Mariupol, reagon ashpër Boris Johnson: Putin përgjegjës për krimet e tmerrshme

19:56 - 09.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson e ka cilësuar si “të shthurur” sulmin e forcave ruse mbi një spital fëmijësh në qytetin e Mariupol.




“Ka pak gjëra më të shthurura sesa të synosh pikat e dobëta dhe të pambrojturit”, ka pohuar fillimisht Johnson.

“Mbretëria e Bashkuar po eksploron mundësitë për më shumë mbështetje për Ukrainën në mënyrë që të mbrohen nga sulmet ajrore dhe ne do të mbajmë Putinin përgjegjës për krimet e tmerrshme”, shtoi ai në postimin në Tëitter.

Kujtojmë se së paku 17 persona janë plagosur nga sulmin ajror mbi spitalin e fëmijëve dhe maternitetin në Mariupol.

Ishin presidenti dhe kryeministri ukrainas, të cilët publikuan videot e para të shkatërrimit masiv të spitalit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.