DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Heroina /Zbulohen edhe 12 kile të tjera droge. Kapet italiani që do fshihej në Shqipëri

07:00 - 10.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

10 Mars 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




Heroina /Zbulohen edhe 12 kile të tjera droge me operacionin “Duart e pastra’

Kapet italiani që do fshihej në Shqipëri

Përse u arrestua vëllai i pronarit të anijes Delon. Në pranga edhe italiani që lidhte grupin e Durrësit me tregun italian. Policia e zbulon dhe arrin ta kapë në aeroportin e Milanos kur përpiqej t’i hipte avionit që nisej për Tiranë. Gjithë ndjekje që iu bë Claudio Cerronit nga porti shqiptar deri në pistën e aeroportit. Po dje gjykata vendosi burg pa afat për kryekontrollorin e portit dhe Resmi Brahon

Claudio Cerroni, është kapur me 12 kilogramë heroinë, me një vlerë prej 5 miliona euro ndërsa shkonte nga Durrësi në portin e Ankonës

Nga Durrësi në Ankona/ Arrestohet në aeroportin e Milanos, nisej për t’u fshehur në Shqipëri

 

 

Heroina, kapet korrieri italian

Tregtari i kërpudhave fshihte 12 kile në makinë

Italianët po çmenden: tashmë, jo vetëm nuk dinë nga ta kapin drogën që vjen me shumicë nga Shqipëria, por po “hutohen” me përmasat që ka marrë krimi i organizuar ekstrakomunitar. Shqiptarët “janë ngulur” në Itali – është alarmi që jep DIA e Barit – dhe tani përdorin si korrierë italianët.

 Sipas investiguesve italianë – që në të njëjtën ditë sekuestruan dhe 30 kilogramë të tjerë heroinë – Cerroni punonte prej pak kohësh për një organizatë trafikantësh shqiptarë.

Shembujt nuk mungojnë, tamam dy ditë më parë një italian, Claudio Cerroni, është kapur me 12 kilogramë heroinë, me një vlerë prej 5 milionë euro ndërsa shkonte nga Durrësi në portin e Ankonës. Por historia nuk është kaq e thjeshtë, pasi DIA (Drejtoria Investigative Antimafia) e Barit dhe ajo e Firences zbulon se italian, korrier i shqiptarëve, nuk është një person dosido.

Ky njeri, që vinte shpesh në Shqipëri, që kishte në dispozicion makina të ndryshme, luksoze dhe që bënte udhëtime të dyshimta edhe në Rusi, prej kohësh mbahej nën mbikëqyrje nga DIA. Me të zbritur në Ankona, Cerroni me BMV-në e tij merr rrugën drejt Pratos, qytet pranë Firences. Gjurmohej hap pas hapi nga agjentët e DIA-s. E ndalojnë në autostradë, por pas një kontrolli të imët, makina duket e “pastër”. Policia, në fakt, ka të dhëna të sakta: në atë makinë kishte drogë. Lenë të lirë Cerronin, që deklaron se është një tregtar kërpudhash dhe sekuestrojnë makinën. Lidhen me ndërmarrjen e prodhimeve të BMË në Gjermani dhe filmojnë çmontimin e makinës derisa, të fshehur në mënyrë gjeniale te gomat, gjejnë heroinën, 12 kile. Lëshohet urdhër – arresti për Cerronin, i cili ndërkohë kishte mbërritur në Milano dhe më saktë, në aeroportin Malpensa. Nxitonte të hipte në një avion për në Tiranë, pasi është i sigurt se është në rrezik, duke menduar se DIA, shpejt do ta gjente drogën. Kthimi në Shqipëri, për të, do të ishte shpëtimi.

Pasi kapërcen checkin-in, duke parë me nervozizëm orën, pret të kalojë dhe kontrollin e pasaportës dhe bagazhit të dorës. Por vetëm në këto pak minuta para imbarkimit, afrohen agjentët e DIA-s dhe e arrestojnë.

Sipas investiguesve që në të njëjtën ditë sekuestruan dhe 30 kilogramë të tjerë heroinë – Cerroni punonte prej pak kohësh për një organizatë trafikantësh shqiptarë.

ANSA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.