LAJMI I FUNDIT

“Ne shqiptarët i hamë të gjallë”, federata italiane çon në gjykatë drejtorin e klubit lombard

20:44 - 10.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Federata Italiane e Futbollit ka paditur në gjykatën federale të Lombardisë ish-drejtorin e klubit të Serenjos dhe dy futbollistë për kërcënime, racizëm dhe keqtrajtim të stafit dhe futbollistëve.pjimage (2)




Bëhet fjalë për klubin e Serenjos që militon në Serinë C, Grupi A, ku president ka qenë Davide Erba dhe drejtor sportiv Nini Korda. Të dy ata kanë përfunduar nën hetim për sjellje brutale dhe keqtrajtim ndaj lojtarëve dhe pjesëtarëve të ndryshëm të stafit.

Sipas asaj që raporton portali “primamonza.it” në fillim të këtij sezoni futbollistik lojtarët e Serenjos zgjoheshin në orën 6 të mëngjesit për stërvitje dhe disa prej tyre u binte të fikët nga lodhja. Kjo më pas solli edhe disa denoncime që zbuluan skandalin i cili ka bërë bujë në Itali.

Romeo Sotiri

Quhet Romeo Sotiri dhe zyrtarisht ishte mjeku i skuadrës, por edhe zëvendëspresident i klubit të Serenjos. Më 11 nëntor ai është kërcënuar nga ish-drejtori sportiv i po këtij klubi, Nini Korda me fjalët: “Ti nuk komandon dot në shtëpinë dimë o krimb i ndyrë. Unë të heq qafe ty dhe familjen tënde. Shqiptar mu…. Ne shqiptarët i hamë të gjallë”.

Nini Korda

Kaq ka mjaftuar që Sotiri dhe dy futbollistë të bëjnë padi për kërcënim dhe racizëm. Sipas asaj që raporton media italiane, Romeo Sotiri dhe dy lojtarë të skuadrës kishin shkuar tek ish-drejtori për t’u ankuar se u ishte ulur rroga, por ai më pas kishte shpërthyer në kërcënime dhe ofendime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.