SPORT

Ditë të zeza për Çelsin/ Blutë mund të shkatërrohen në vetëm 17 ditë

12:22 - 11.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çelsi do t’i “lutet” sot qeverisë britanike që të lehtësojë sanksionet ndaj tyre mes frikës se klubi mund të shkatërrohet në vetëm shtatëmbëdhjetë ditë.




Pronari miliarder i Bluve, Roman Abramoviç, u godit me disa sanksione në fillim të kësaj jave dhe i kishte ngrirë të gjitha asetet e tij me bazë në Mbretërinë e Bashkuar – përfshirë Çelsin – për shkak të marrëdhënies së tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Abramoviç aktualisht është i ndaluar të shesë klubin, edhe pse klubi blu thuhet se do t’i kërkojë qeverisë një liçencë të veçantë për ta shitur.

Kjo është sipas The Daily Mail, të cilët pretendojnë se rezervat aktuale të parave të klubit do të digjen në vetëm 17 ditë për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj tyre.

28 Marsi është momenti kur Bluve do t’u mbarojë dosja – gjë që ka bërë që shefat e Çelsit t’i luten qeverisë që t’i lejojë ata të shesin klubin në një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur daljen nga biznesi.

Çelsit aktualisht paguan 28 milionë paund në muaj për pagat e lojtarëve të tyre yje. Por llogaritë e fundit kanë treguar se londinezët perëndimor kanë aktualisht vetëm 16 milionë paund në bankë.

Aktualisht është e paqartë se çfarë do të ndodhë me Çhelsean nëse i mbeten pa para dhe shkojnë në administrim.

Një klub i Premier League nuk ka kaluar kurrë në administrim – kështu që nuk ka precedent për atë që do të ndodhë saktësisht. Në ligën e futbollit anglez (EFL)- ekziston një dënim i rreptë zbritje prej 12 pikësh, i cili zbatohet për çdo klub që bie në administrim. Në Premier League ai dënim është 9 pikë. Edhe pse nuk është e qartë nëse do të aplikohet menjëherë apo në fillim të sezonit të ardhshëm.

Blutë janë aktualisht në kaos financiar pasi sanksionet e vendosura ndaj tyre do t’i bëjnë ata të humbasin 600,000 £ në ditë ndeshje.

Dhe sponsorët e këmishave Three kanë pezulluar përkohësisht marrëveshjen e tyre prej 120 milion £ pas goditjes ndaj Abramoviçh, i cili është akuzuar se është një mik i shefit të Krelimit.

Prodhuesit e kompleteve Nike thuhet se janë duke ‘konsideruar’ ndërprerjen e kontratës së tyre prej 900 milionë funte me mbajtësit e Carabao Cup.

Abramoviç e nxori klubin në shitje për 3 miliardë paund pas pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Putin.

Qeveria, megjithatë, do të lejojë që oligarku të kalojë pronësinë e klubit për aq kohë sa ai nuk fiton asnjë qindarkë nga shitja.

Ministri dixhital Kris Filp tha: “Meqë kushtet e liçençës janë shkruar sot, shitja nuk do të lejohet.

“Nëse do të dilte një blerës, atëherë do të ishte e hapur për atë blerës ose për klubin e futbollit që t’i drejtohej Qeverisë dhe të kërkonte që kushtet e liçencës të ndryshojnë në një mënyrë që të lejonte që ajo shitje të bëhej.

“Por për të qenë i qartë, asnjë propozim nuk do të pranohej që do të bënte që të ardhurat nga çdo shitje të përfundonin në një llogari bankare të pakufizuar në pronësi të Abramoviç.

“Ai nuk mund të përfitojë nga të ardhurat e asnjë shitjeje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.