SPORT

“Më qan zemra për atletët rusë”, Ceferin tregon raportin me Putin, flet edhe për sanksionet e UEFA-s

15:23 - 11.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Sanksionet kundër Rusisë ishin të domosdoshme, edhe pse më qan zemra për atletët”. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin është rikthyer të flas për situatën që rrethon atletët rus, për luftën dhe për vendimet e marra nga UEFA:




“Nuk është faji i atletëve rus, nuk është lufta e tyre, ata as nuk e kanë dashur e as nuk e kanë kërkuar një luftë të tillë. Duhet të tregojmë unitet për paqen. Me Putinin në të kaluarën kemi pasur një raport korrekt. Nuk besoj se është një fans i futbollit, atij i pëlqejnë sporte të tjera.

Të ndërprisnim raportin me Gazprom mendoj se ka qenë gjëja e duhur. Financiarisht na ka kushtuar shumë, për ne është një goditje në portofol por asgjë nuk krahasohet me atë që po ndodh në Ukrainë, aty njerëzve po i merret jeta.

Kemi vendosur sanksione të forta sportive ndërsa 1 milionë euro kanë shkuar për fëmijët refugjat ukrainas”, u shpreh ndër të tjera presidenti i UEFA-s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.