EKONOMI

Turizmi ngre alarmin për kostot, letër qeverisë: Rrezikohen kontratat që kemi lidhur me të huajt

21:09 - 11.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Unioni Turistik Shqiptar doli këtë të premte me një letër drejtuar qeverisë ku kërkon që të ndihmohet për të përballuar sezonin e ri turistik i cili rrezikohet për shkak të rritjes së kostove. Duke ju referuar ndryshimeve të çmimeve në energji apo naftë operatorët gjykojnë se do ta kenë të pamundur të përballojnë kushtet e reja teksa kontratat janë shitur më herët me çmime të tjera. 




“Si sipërmarrës, jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e gjendjes për shkak të situatës së krizës energjitike globale dhe të konfliktit ne Ukrainë, por te gjitha këto kane prodhuar një situatë tejet të vështirë për bizneset e turizmit dhe veçanërisht per hotelerinë cila do te ndeshet me pasoja shume te renda qe do te ndikojnë ne mbarëvajtjen e turizmit dhe prishjen e imazhit turistik te vendit per shkak te mosrespektimit te marrëveshjeve te lidhura me partneret tane ndërkombëtare qe operojne me fluturime charter ne Shqiperi dhe qe i kane parapagurar hotelet sipas kontratave te garancisë. 

Per kete aresye NE si Shoqata me e madhe e komunitetit te biznesit te turizmit kerkojme nga qeveria qe te giendet nje formule per te rishikuar mundesine e ndihmes per keto sipermarrje,per te cilen sugierojme qe te subvencionohen ose te perjashtohen nga tarifat e reja te energjise deri ne shtator te ketij viti, ne menyre qe te te kene mundesi te respektojne kontratat e lidhura me opertatoret e huaj, te cilet nuk mundet ne asnje menyre qe te bejne rritje te cmimeve,pasi cmimet e paketave janë te fiksuara qe me pare ne katalogjet e tyre dhe te publikuara kohe me pare, dhe pervec kesaj nje pjese e madhe e paketave te ofruara prej tyre jane shitur me early booking me cmimin e publikuar. Dhe per ti dhene një zgjidhje afat gSate ketij problemi kerkojme qe qeveria te ju mundesoje hoteleve qe te ju hiqet limiti maksimal per prodhimin e energjise diellore ne menyre qe te përballojnë konsumin qe ju nevojitet, pasi aktualisht ka hotele qe konsumojne mbi 2000 kë ne muaj dhe ligji nukju lejon me shume se 500 kë. Gjithashtu po sjellim ne vëmendjen tuaj, se pervec ketij problemi per te cilin ka dhe nje justifikim nga situata e krijuar, bizneset e turizmit akoma po ndeshet me veshtersi te shumta te cilat po pengojne mbarëvajtjen e turizmit, ndaj ju drejtohemi Juve, qe te ndërhyni me kompetencën qe keni, te na suportoni ne zgjidhjen e ketyre problemeve, qofshin keto te reja apo te mbaftura te cilat ndikojne dukshem ne mbarevajtjen dhe standartizimin e sektorit te ttrizmit, ku nder me kryesoret vecojme: 

  • Përfundimin ne kohe i Infrastrukturës se rrënuar ne zonat turistike te Golemit dhe Vlorës, nga punimet qe po behen per rehabilitimin e saj 
  • Ndalimin e ndërtimeve gjatë sezonit dhe pastrimi i interesve në zonat turistike 
  • Heqjen e PCR siç po bëjnë vendet fqinje të cilat kanë rritur shitjet nga liberalizimii masave kufizuese  
  • Monitorim dhe kontolle të rrepta ndaj të gjithë atyre që ushtrojnë veprimatri turistike të palicencuar dhe informale 
  • Ndikimin tek autoritetet për ndalimin e shitjeve në rrugë, trotuare apo ndalimin e muzkiës së lartë që dëmtojnë imazhin turistik të vendit 
  • Hartimin i nje projektligji specifik,pdr profesionet dhe burimet njerezore ne sektorin e turizmit, për te përmirësuar cilësinë e shërbimit, ku te perfshihet hapja e degeve specifike ne Universitin e Tiranes per profesionet per te cilat ka nevoje industria e turizmit.  
  • Stimulimi i turizmit të  brendshdm nepermjet subvencioneve,duke filluar qe nga viti 2023 me qellim qe te stimulohen operatoret qe te rrisin prurjen e turisteve te huaj ne vendin tone dhe te garantojme qendrueshmerine e destinacionit. 
  •  Zbritja e pragut te TVSH 6% per te gjitha hallkat e turizmit duke e njesuar ate me akomodimin ne menyre qe ti jepet perparesi te gjithe industrise,pasi kjo nuk ka prodhuar nje eficence te plote te ketij sektori  
  • Mbulimi minimumi 6 muaj i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga shteti për bizneset tutistike që kanë profil sezonal dhe nuk kanë biznes të dytë gjatë pjesës së dimrit.  
  • Rregullimin ligjor. te licencimit te transportit turistik me autobus, ndarjen e licences se transportit turistik nga transporti i udhetarve ne menyre qe te permiresojme standardin e këtij shërbimi dhe te shmangim informalitetin dhe korrupsionin”./ Monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.