DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Ekzekutimi/ Xhevahir Malaj gjendet i vrarë në tunel

07:00 - 12.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

12 Mars 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 Ekzekutimi/ Xhevahir Malaj gjendet i vrarë në tunel

 Zbulohet telefonata që mbajti peng kambistin

Në datën 4 mars, sipas dëshmive të mbledhura, Xhevahir Malaj ka mbledhur shuma të mëdha në dollarë 2 pikë më lart se bursa e tregut të kambistëve

E vranë sepse i njihte pengmarrësit? Kush është miku “tregtar” që e kërkoi dhe mistere të tjera

Përse e ekzekutuan kambistin

Enigma e telefonatës që Malaj bëri ditën e zhdukjes

 TIRANË – Xhevahir Malaj nuk ishte kambisti më i fuqishëm i tregut valutor në qendër të Tiranës. Në ditë të zakonshme mbante në çantën e tij sportive vetëm 4 milionë lekë të vjetra. Kurse në ditën që u rrëmbye sipas “kolegëve” të tij dhe njoftimeve zyrtare të policisë, ai dispononte të paktën 10 fish.

 

 Po përse u zgjodh për të rrëmbyer dhe më pas u ekzekutua pikërisht njeriu që mes “kolegëve” të tij njihej si “kambist i vogël”?. Në datën 4 mars, sipas dëshmive të mbledhura ai “i entuziazmuar”, ka mbledhur shuma të mëdha në dollarë 2 pikë më lart se bursa e tregut të kambistëve. Dyshohet se shumë e konvertuar ka qenë rreth 100 mijë dollarë amerikanë. Kush është njeriu i telefonatës, i cili e detyroi” për një Pazar më të mirë” 45-vjeçarin që të mos hipte në furgon, por të priste një makinë misterioze ku hipi për t’u zhdukur? Cili është roli i agjentëve të policisë kriminale të Komisariatit nr.3 që veprojnë në tregun e valutës, floririt dhe celularëve?

Në kërkim të vrasësve

Dje, vetëm 1 orë pas gjetjes së trupit të 45-vjeçarit, agjentë të shumtë të policisë kriminale të Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë shoqëruar 3 kambistë, të cilët kanë pasur lidhje dhe dijeni për aktivitetin e Malajt. Në orët e vona të natës forcat policore kanë marrë në pyetje edhe 12 persona të tjerë shumica e të cilëve janë shokë, të afërm dhe njerëz që kanë komunikuar me celularë apo drejtpërdrejt me Xhevahir Malajn në 4 mars, ditën kur ai u rrëmbye. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e policisë Kriminale, deri mbrëmë vonë pista e vetme e motivit të ekzekutimit të Xhevahir Malajt ka qenë, “për grabitje”. Por “a ia vlen” të marrësh  jetën e një njeriu kur shumën e parave që kërkon e ke në duart e tua? Pista se Malajt i është vënë edhe një gjobë tjetër nga pengmarrësit hidhet poshtë nga policia, pasi viktima jo vetëm që nuk dispononte pasuri, por edhe për faktin se askujt nuk i janë kërkuar para në shkëmbim të jetës së tij… Gjithsesi sipas hetimeve të deritanishme njerëzit që e kanë futur në kurth, janë të njohur të tij që merren me kambizëm apo tregti…

Përse e vranë?

Edhe pse ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të 45-vjeçarit Malaj nuk ka mbërritur ende në përcaktimin e ditës së saktë të ekzekutimit të tij, nga kqyrja parësore e kufomës dyshohet se ai është vrarë natën kur edhe është rrëmbyer. Xhevahir Malaj edhe pse në vitet e shkuara ka pasur shumë tragjedi në familjen e tij, nuk njihej si person që kishte hasmëri apo probleme të tjera madhore që t’i merrnin jetën. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë kriminale në Drejtorinë e Tiranës, pengmarrja dhe vrasje e Malajt kanë një logjikë shumë të thjeshtë. Mesditën e 4 marsit rreth orës 15.00 minuta kambisti tashmë, si zakonisht, ka lajmëruar familjen me telefon se po nisej drejt shtëpisë. Nuk kishte makinë dhe merrte gjithmonë furgonin e Porcelanit. Por vetëm 10 minuta më pas Malajt i bëjnë një telefonatë tjetër… Rreth orës 15.30 minuta ai telefonon përsëri në shtëpi ku njofton se do të vonohet, pasi “jam duke bërë një Pazar të mirë”. Vonohet… Celularin e ka të fikur. Familja e pret deri në orën 21.00. Por për Xhevahirin nuk ka asnjë lajm as nga shokët e punës. Bëhet denoncimi në Komisariatin nr.2. Dy ditë më pas në datën 6 mars Gazeta njofton zhdukjen e kambistit. Dje krerë të policisë kriminale kanë deklaruar: Malajn e kanë rrëmbyer dhe grabitur njerëz që i njihte. Prandaj e vranë…”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.