LAJMI I FUNDIT

“Ç‘është kjo jetë, si mund të jetohet kështu?!”- Kreu i shoqatës së të verbërve prek me fjalët gjatë protestës: Marrim 120 mijë lekë në muaj, si mund t’i përballojmë çmimet

18:27 - 14.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Saimir Farici, përfaqësuesi i shoqatës “Shpresë për të verbrit”, e cilësoi si qesharake ndihmën prej 30 mijë lekësh të dhënë nga qeveria për kategoritë në nevojë dhe pensionistët.




Farici u shpreh se aktualisht të verbrit marrin 120 mijë lekë përkrahje sociale nga shteti, duke e bërë jetesën të pamundur me rritjen e çmimeve.

“Unë Saimir Farici jam president i shoqatës “Shpresë për të verbrit”, jam këtu duke protestuar për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, të cilët në këto ditë të vështira përveç sëmundjes dhe problemit me shëndetin, ju shtohet ngarkesa ekonomike nga rritja e çmimeve. I drejtohem kryeministrit, tregohu i përgjegjshëm dhe ktheji sytë nga populli. Jemi 6 ditë në protestë që kërkohet ulja e çmimeve dhe jam shumë i shqetësuar kur ti si kryeministër ke dhënë 30 mijë lekë për personat me aftësi të kufizuar, pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Çfarë t’i bëjnë këto lekë këta persona, kur të verbrit sot marrin një pagesë prej 120 mijë lekësh. Një pagesë që është tepër qesharake.  Në ’96-ën kur u miratua statusi i të verbërve,  =pagesa e dhënë ishte 70% e pagës minimale, sot është 42%. Çfarë është kjo jetë, si mund të jetojmë në këtë mënyrë“, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.