![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Protestuesit në Tiranë kanë thënë se e gjithë Shqipëria duhet të jetë në shesh, pasi sipas tyre, jetesa është bërë shumë e vështirë.
Njëri prej protestuesve, tha se ndodhet aty për vajzën e tij e vogël, që nesër, të thotë që nuk e la në baltë.
“Një baba më tha se në darkë ngre duart lart se nuk kam mundësi të plotësoj kërkesat e fëmijës. Një i moshuar më tha që nuk kam mundësi të marr ilaçet menjëherë. E gjithë Shqipëria, Tirana, duhet të jetë këtu, unë jam babai i një vajze, këtu po vij për atë që nesër të mos më thotë vajza baba pse më le në baltë. Kush ka dikë për të mbrojtur, duhet të jetë këtu, e gjithë Shqipëria. Faleminderit”, tha protestuesi.
Pedagogu Jani Marka, u shpreh se janë në luftë me kryeministrin Edi Rama dhe theksoi se ndihma e dhuruar prej tij është qesharake.
“Edi Rama dhe oligarkët po na vjedhin çdo ditë. Unë ftoj të thërrasim së bashku, taksoni oligarkët e jo qytetarët. Ti që je punëtor, a të del paga minimale po apo jo? A mjafton rritja qesharake e Ramës. A ju duket tallje ajo 300 mijë lekshi, është tallje, fyerje.
Ju që jeni këtu pensionistë, a ju del pensioni? Po ju që jeni studentë, a keni perspektivë në këtë vend? Po ju që jeni dyqanxhinj a keni perspektivë? Po, po, jemi në luftë, me Ramën dhe duhet ta fitojmë. Atje është cirk, këtu është festival demokracie”, tha Marka.