LAJMI I FUNDIT

Kundërshtimi i rritjes së çmimeve/ Dhjetëra qytetarë në Gramsh në protestë, bllokohen rrugët kryesore

14:47 - 14.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qytetarët e Gramshit kanë dalë në protestë, e para jo partiake në 31 vite demokraci, kundër rritjes së çmimeve, si të karburantit apo produkteve bazë të shportës ushqimore dhe plehrave kimike.




Protesta u zhvillua në hyrje të qytetit ku qytetarët bllokuan të dyja rrugët kryesore. Për më shumë se 40 minuta protestuesit bllokuan me dhjetëra automjete.

Të pranishëm ishin edhe forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe një autoambulancë. Gjatë protestës pati incidente të vogla, ku drejtuesit e automjeteve u konfliktuan me protestuesit për bllokimin e rrugës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.