LAJMI I FUNDIT

Ndeshja e 600-të e Piques me Barcelonën, Shakira bën dedikimin për të

15:03 - 14.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbollisi i Barcelonës Gerard Pique bëri të dielën paraqitjen e 600-të me fanellën e Barcelonës. Një moment historik i rëndësishëm për mbrojtësin spanjoll, i cili u festua edhe nga bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Shakira.




Duke folur për fakt, këngëtarja u shpreh: “600 ndeshje! Unë nuk i kam bërë 600 koncerte. Sukseset e tua janë të paaritshme. Ti je bërë nga një material që vetëm Zoti e di dhe për mua je shembulli më i mirë i këmbënguljes dhe sinqeritetit për fëmijët tanë.

Në këto vite me ty kam kuptuar që ke ardhur në këtë botë për të lënë pas shumë mësime për futbollin, por edhe në aspektin njerëzor, sepse nuk ka dhe nuk do të ketë një tjetër Gerard Pique. Një qenie njerëzore e jashtëzakonshme!”

Spanjolli është një nga lojtarët më jetëgjatë te Barcelona dhe tashmë, ndonëse në moshën 35-vjeçare, vijon të jetë një prej emrave më të rëndësishëm të skuadrës katalanase.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.