LAJMI I FUNDIT

Nuk ia del të rikuperohet në kohë, mungesa e madhe për Juventusin për ndeshjen e Champions

14:44 - 14.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juventusi ka marrë lajmin e keq para ndeshjes me Villarreal. Bardhezinjtë nuk do mund të llogarisin në shërbimet e Leonardo Bonuccit, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë. Trajneri i ekipit nga Torino, Allegri, do shikojë për alternativa të tjera, me opsionet e zgjedhjes që nuk janë të shumta.




Qendërmbrojtësi nuk luajti as në fitoren 1-0 me Spezias dhe as në transfertën e Genoas, e përfunduar 1-3. Sfida e fundit që ka luajtur është ndaj Empolit, në atë triumf 2-3, me datën 26 shkurt.

Sfida me Villarreal vlen për aktin e kthimit të 1/8 të UEFA Champions League. Takimi i parë ka përfunduar 1-1 dhe ekipi i kualifikuar do vendoset vetëm të mërkurën në Allianz Stadium, në orën 21.00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.