LAJMI I FUNDIT

Protesta/ Nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm thirrje Qeverisë: Të ulet çmimi i karburanteve dhe i energjisë elektrike

17:45 - 14.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në protestën e kësaj të hëne, përpara Kryeministrisë fjalën e ka marrë edhe nënkryetari i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm Bujar Muço, i cili ka kërkuar nga Qeveria uljen e çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike.




“Jemi prekur shumë nga rritja e cmimit të karburantit.

Jemi vendi që kemi cmimin e karburantit më të lartë në rajon. Kemi cmimin e energjisë elektrike më të lartë në rajon, kjo krizë nuk lindi sot ne kemi qenë e para një viti me cmimet më të larta të energjisë e karburanteve se janë gjaku i zhvillimit të ekonomisë.

I bëj thirrje Qeverisë të na shikojë me prioritetin më të madh biznesin e vogël dhe të mesëm jemi gjaku i ekonomisë dhe zhvillimit, jemi grupi i interesit më i goditur në gjithë këto vite qeverisje.

Kemi qenë 186 mijë bisnese para 8 vite sot jemi 108 mijë.

Kanë falimentuar nga kjo qeveri me politikat e saj jo të drejta karshi kësaj kategori biznesi. Kërkojmë qeveria të na shikojë me prioritet e kemi dy kërkesa uljen e cmimit të karburantit dhe të energjisë elektrike se ndikojnë drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.