LAJMI I FUNDIT

Rreth dy orë përpara Kryeministrisë! Shpërndahen qytetarët, marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”

19:21 - 14.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth dy orë kanë qëndruar para zyrës së kryeministrit Edi Rama qytetarët në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve të hënën.




Pasi disa qytetarë mbajtën fjalën përpara Kryeministrisë, ata marshuan më pas drejt sheshit “Skënderbej”.

Protestuesit njoftuan se do të jenë dalin sërish ditën e nesërme në protestë në të njëjtin orar, në 17:00 përpara Kryeministrisë.

Ata theksuan se nuk do të ndalen derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

“Heqjen e tvsh-së për naftën. Pezullimin e përkohshëm të akcizës, miratimin e ligjit për minimumin jetik, afati për realizon e këtyre 3 kërkesave është deri në fund të javës, deri në datë 18.3.2022. Mos realizimi i këtyre konverton në dorëheqjen e kryeministrit Rama”, ishte deklarata e bërë nga protestuesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.