SPORT

Jo më Luis Hamilton, por …/ Ylli i “Formula 1” vendos të ndryshojë mbiemrin. Shkak për këtë bëhet nëna e tij

13:53 - 15.03.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luis Hamilton, shtatë herë kampion bote në Formula 1, tha se do të ndryshojë mbiemrin e tij, duke përfshirë edhe mbiemrin e nënës së tij, Larbalestier, në nder të saj.




Përpara Çmimit të Madh të Bahreinit në hapjen e sezonit, Hamilton shprehu dëshirën e tij për të garuar me mbiemrin e tij të ri.

“Do të thotë bota për familjen time të fitoj titullin e tetë,” tha Hamilton në Expo 2020 Dubai. “ Për mua do të thotë shumë të kem edhe mbiemrin e mamasë sime, jam vërtet krenar për mbiemrin e familjes sime, Hamilton, por, askush nga ju nuk nuk e din se mbiemri i mamasë sime është Larbalestier dhe unë jam gati ta vendos edhe atë në emrin tim.”

Është e paqartë se kur do të hyjnë në fuqi ndryshimet, por britaniku tha se do të ndodhte patjetër.

“Shpresojmë së shpejti. Ne po punojmë për këtë.”

Prindërit e Hamiltonit u divorcuan kur ai ishte i vogël dhe ai i vlerëson nënën dhe njerkën e tij si ndikime pozitive në edukimin e tij. Ai jetoi me nënën e tij, Karmen, deri në moshën 12-vjeçare përpara se të transferohej me babanë e tij, Antoni, i cili luajti një rol të madh në karrierën e tij të hershme.

“Unë nuk e kuptoj plotësisht idenë se kur njerëzit martohen, gruaja humbet mbiemrin e saj,” tha Hamilton, dhe vërtet dua që mbiemri i mamasë sime të jetë bashkë me mbiemrin Hamilton.”

Edhe pse marrëdhënia e Hamiltonit me babanë e tij është publikuar gjerësisht — babai i tij ka punuar shumë punë për ta mbështetur atë dhe ka qenë si menaxher i tij deri në vitin 2010. Edhe  nëna e Hamilton gjithashtu ka kontribuar shumë në suksesin e tij.

Ajo shoqëroi Hamiltonin kur ai u shpall kalorës në Kështjellën Windsor në dhjetor dhe shpesh merr pjesë në gara për të mbështetur djalin e saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.