LAJMI I FUNDIT

“Kur jam arrestuar nafta ishte 290 lekë, kur dola 217”- Protestuesi thirrje studentëve dhe qytetarëve: Mbushni sheshet, kjo është një protestë e drejtë

18:08 - 15.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një protestues i ndaluar nga policia gjatë ditëve të para të protestës kundër rritjes së çmimeve, deklaroi se në ditën që ai u shoqërua në komisariat 1 litër naftë kapi vlerën 290 lekë, ndërkohë që ditën kur ai doli çmimi ra në 270 lekë. Sipas tij ky është një tregues se protesta është e drejtë.




Ai i bëri thirrje qytetarëve dhe studentëve të mbushin sheshet në mënyrë që kërkesat e tyre të plotësohen.

“Unë mendoj se nëse gjithë shqiptarët janë mbledhur këtu ata kanë një armik të përbashkët që është Edi Rama. Solidarizohem me të gjithë ata të burgosur politik që janë arrestuar në rrugët e vendit tonë. I bëj thirrje të gjithë studentëve të mbushin sheshet për të drejtat e tyre, i bëj thirrje qytetarëve të dalin në protestë dhe mos të frikësohen nga regjimi i Edi Ramës, pasi tashmë kemi arritur një fitore, por gjërat nuk janë aty ku duhen. Kur jam arrestuar nafta ishte 290 lekë dhe kryeministri tha se vetëm do të rritej, ditën kur dola nafta ishte 217 lekë, çka tregon që protesta ishte e drejtë dhe turpi ishte i Edi Ramës”, tha protestuesi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.