![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Është mbyllur pas 1 orë e gjysmë protesta e mbajtur në ambientet e jashtme të Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
Dita e shtatë e protestës u shoqërua me një zhvillim të rëndësishëm, ku protestuesit paraqitën për herë të parë një listë me kërkesat e tyre ekonomike.
Organizatorët e protestës i lanë 3 ditë kohë qeverisë të reflektojë në lidhje me kërkesat e protestuesve dhe bënë me dije se do të rikthehen sërish të shtunën në një marshim masiv nga sheshi Skënderbe tek Kryeministria.
Kërkesat e përmbledhura të protestuesve:
Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë
Përcaktimi dhe ngrirja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.
Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.
Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës dhe përcaktim i minimumit jetik.
Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.