LAJMI I FUNDIT

Pas rizgjedhjes për herë të gjashtë të Dukës në krye të FSHF, reagon Dritan Shakohoxha: Nuk mbaron këtu!

12:46 - 15.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati për President i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka reaguar pas zhvillimit të Asamblesë të FSHF e cila rizgjodhi Armand Dukën president të saj.




Ai garantoi se procesi ligjor do të vazhdonte, me bindjen se gjykata do të kthente vendimin e paligjshëm që u mor sot.

“Siç e kam deklaruar edhe dje, unë do të vazhdoj betejën ligjore. Besoj shumë që votimi i sotëm nuk do të legjitimohet. FSHF ka përdorur politikën e faktit të kryer e cila mund t’i duket me vlerë sot por ditët në vijim do e shohim të gjithë që do jetë e pa vlerë. Gjykatat kanë folur dhe do flasin përsëri besoj, duke ruajtur të njëjtin standart si në 2 rastet e mëparshme. Në fund, drejtësia do vendoset dhe futbolli do flasë me votat e anëtarëve të familjes tonë”, u shpreh Shakohoxha në lidhje me zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore nga Federatën Shqiptare të Futbollit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.