LAJMI I FUNDIT

Armand Duka rizgjidhet për herë të gjashtë si President i FSHF, ja sa vota mori kundërshtari i tij

11:05 - 15.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Armand Duka është rizgjedhur për herë të gjashtë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai mori 37 vota pro, kundrejt vetëm 4 votave që mori kundërshtari i tij në këtë garë, Sulejman Starova.




Presidenti i sapozgjedhur ka falënderuar anëtarët e FSHF-së që e rizgjodhën në kreun e kësaj organizate pas votimeve të sotme, por fjalimi i tij përshëndetës i drejtohej më shumë kritikave dhe akuzave që janë bërë ndaj tij për mënyrën se si ka drejtuar këtë institucion.

“Jam vërtet i emocionuar dhe në të njëjtën kohë i obliguar për këtë votëbesim nga ana juaj. Padyshim që secili nga ju, përveç votës e ka një vërejtje për mua. Por edhe ata që nuk janë në këtë sallë. Të gjitha këto vërejtje i kam dëgjuar dhe do vazhdoj t’i dëgjoj, do të mundohemi t’i korrigjojmë gjatë këtij katërvjeçari. Ndërkohë, vazhdoj të dëgjoj baltë, shpifje e ofendime. Ju siguroj se do t’i shmang ato me sportivitet. Sot është një ditë e mbarë, do të dëshiroja që pas një periudhe të vështirë, të lëmë pas atë që kemi kaluar gjatë këtyre dy muajve. Bashkë me ju e ata që nuk janë në sallë, me të gjithë aktorët e faktorët e vendit, të derdhim energjitë pozitive për futbollin, lojën tonë të dashur. Ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen dhe ju garantoj se do të jem në shërbimin tuaj gjatë katër viteve të ardhshme”, tha Duka.

Asambleja e zakonshme zgjedhore e FSHF që u mbajt më datë 2 mars vendosi që zgjedhjet për postin e presidentit të federatës dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të shtyheshin për ditën e sotme, ora 10:00, në po të njëjtin ambient, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të pranishëm në asamblenë e 2 marsit kanë qenë 41 delegatë nga 55 gjithsej. Kështu që, 14 nuk kanë qenë të pranishëm, mes tyre edhe delegatët e Shoqatës së Futbollit Tiranë, dhe gjatë punimeve të asamblesë delegatët e pranishëm janë legjitimuar.

Ende mbetet e paqartë situata, sepse akoma kemi një vendim gjykate në fuqi që ka pezulluar nga detyra presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.