EKONOMI

Borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE, qeveria mbuloi vitin e kaluar një faturë 3 milionë euro

22:16 - 17.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një zinxhir borxhesh që ujësjellësit në vend kishin ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë që kapi vlerën 17 miliardë lekësh detyroi dy ministri atë të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atë të Financave dhe Ekonomisë të nxirrnin një urdhër të përbashkët për shlyerjen e faturës.




Të dhënat zyrtare tregojnë se në pamundësi për të shlyer të vetëm këto detyrime ujësjellësit janë mbështetur me subvencione nga qeverisja qendrore që në vitin 2021 ishin 3 milionë euro.

“Qeveria qendrore nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Mbetjeve (AKUM) gjatë vitit 2021 ka shpërndarë subvencione për mbulimin e kostove të O&M për 29 shoqëri UK për vlerën totale prej 380 milion lekë, të cilat kanë qenë të dedikuara vetëm për zërin e kostos së energjisë elektrike që shoqëritë UK i detyrohen OSHEE-së, ose 230 milion lekë më shumë sesa ato të alokuara në vitin 2020.

Gjatë vitit 2021 qeveria qendrore nuk ka alokuar subvencione për shoqëritë UK për sigurimet shoqërore, tatimet, COVID-in etj., të cilat për vitin 2020 përbënin peshën kryesore të vlerës totale të subvencioneve.

Nëntë (9) Shoqëri, përkatësisht: Durrës (98,250,000 lekë), Vlorë (52,515,000 lekë), Patos (32,760,000 lekë), Elbasan (30,345,000 lekë), Kurbin (21,607,000 lekë), Kavajë (17,612,000 lekë), Mallakastër (13,481,000 lekë), Lushnje (12,458,000 lekë) dhe Peqin (10,629,000 lekë), kanë marrë në total 301,000,000 lekë subvencione ose rreth 80% të totalit të subvencioneve të shpërndara nga AKUM-i në vitin 2021” thuhet në raportin vjetor të Entit Rregullator të Ujit.

I njëjti nënvizon se për këto nëntë shoqëri duhet të adresohet në veçanti problemi i pagesës së faturës së energjisë elektrike dhe të borxheve të prapambetura ndaj OSHEE-së, duke analizuar të gjithë faktorët që lidhen për përmirësimin e kësaj situate, si për përmirësimin e efiçencës së energjisë në sisteme, përmirësimin e treguesve kryesorë të performancës, si dhe të aplikimit pranë ERRU-së për rritjen e tarifave të shërbimeve Ujësjellës kanalizime për konsumatorët.

“Për shoqëritë problematike në drejtim të pagesës së faturës së energjisë elektrike në bashkëpunim me AKUM-ERRU-OSHEE të realizohet një analizë e thelluar e gjendjes për secilën shoqëri sipas një vlerësimi real të Treguesve Kryesorë të Performancës (TKP), si dhe të firmoset një kontratë performance bazuar në objektiva që synojnë përmirësimin e gjendjes financiare të shoqërive. Në kontratën e performancës fokusi kryesor duhet të jetë në TKP, sidomos të UPA, Normës Korrente të Arkëtimit dhe Efiçencës së Stafit dhe të përmirësimit të treguesit të efiçencës së energjisë elektrike. Realizimet e vlerësuara të këtyre kontratave të shërbejnë edhe si element bazë për shpërndarjen e subvencioneve nga qeveria qendrore për shoqëritë UK”, nënvizon Enti./N.Maho, Monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.