LAJMI I FUNDIT

Pushtimi rus, Qeveria merr mendimin: ukrainasit që vijnë në Shqipëri kanë të drejtë të vendosen për një vit pa leje qëndrimi në vendin tonë

14:21 - 18.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është marrë vendimi për caktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në vendin tonë.




Qeveria ka vendosur ukrainasit kanë të drejtë të hyjnë në Shqipëri dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi për një afat deri në një vit.

Vendimi i qeverisë

PËRCAKTIMIN E AFATIT TË HYRJES DHE QËNDRIMIT TË SHTETASVE TË UKRAINËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
  2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.