DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Votimi mocionit / Meta dhe Berisha me akuza të njëjta

07:00 - 19.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 19 Mars 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 

Votimi mocionit / Meta dhe Berisha me akuza të njëjta

Nano: Iku Rakipi, zgjedhje të parakohshme

 Votimi mocionit / Meta dhe Berisha me akuza të njëjta

Nano: Iku Rakipi, zgjedhje të parakohshme

Majko: Në ’98 i kërkova Kryeprokurorit të mos kërkojë marrjen me forcë të liderit të PD për ngjarjet e 14 shtatorit

 Nga mbledhja maratonë e grupit të PS deri në seancën që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit

Netam Berisha bashkë kundër Rakipit

Del në dritë aleanca për mocionin ndaj Prokurorit

Meta e Berisha kanë dalë hapur kundër prokurorit të Përgjithshëm. Kundër Rakipit ata kanë përdorur në seancën e djeshme parlamentare të njëjtat akuza.

 

 

 

 

Të dy e sulmuan si “të paaftë dhe të komanduar nga Nano”, që është duke “bërë gjueti shtrigash” ose “që po kthen luftën kundër korrupsionit në agjitacion e propagandë”

Mbledhja e Grupit të PS

Një ditë më parë, kryesia e partisë socialiste nuk kishte arritur të merrte ndonjë vendim se cili do të ishte qëndrimi që do të mbanin deputetët e PS në seancën parlamentare. Për këtë arsye e drejta për të marrë vendimin mbi fatin e Rakipit ju delegua grupit parlamentar. Në fillim të mbledhjes, Nano kërkoi konsensusin e gjithë deputetëve të PS që të hidhet poshtë mocioni i paraqitur nga opozita e drejtuar prej Berishës. Nëse vota të deputetëve të PS bashkohen me ato të Berishës, atëherë krijohet një mazhorancë e paligjshme dhe vendi hyn në zgjedhje të parakohshme”, mësohet të ketë thënë Nano. Por Meta është treguar i vendosur për rrëzimin e Rakipit. Ai e ka akuzuar Rakipin si “një vegël qorre në duart e Nanos”. Ish-kryeministri ka këmbëngulur që qëndrimi politik i grupit parlamentar të PS të arrihej përmes një votimi. Në lojë ka hyrë dhe një palë e tretë.

Polemikat

Eshtë propozuar që të rrëzohet mocioni i kërkuar nga opozita dhe më pas grupi parlamentar i PS të hartojë një tjetër mocion kundër kryeprokurorit të vendit, natyrisht me argumente krejt të tjera nga ato që ka paraqitur Berisha. Ky propozim është hedhur në votë dhe ka fituar me 30 vota. Kundër tij ishin 28 deputetë të PS. Ndërsa pjesa tjetër e grupit parlamentar të PS ka abstenuar, ose nuk ka marrë pjesë në mbledhje ose nuk ka votuar. Ky votim ka përfunduar diku aty mes orës 19 dhe 19.30. Ndërkohë opozita e drejtuar nga Berisha ka shkuar në sallën e parlamentit në kohën kur ishte parashikuar të niste seanca. Ishin të gjithë, me përjashtim të një deputeti që ndodhet për vizitë në SHBA. Berisha ka komunikuar disa herë me shtypin. “Ne nuk lëvizim që këtej pa u nisur seanca, qoftë dhe sikur të na duhet të presim për gjithë natën”, tha kreu i PD. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, deputetët socialistë janë drejtuar menjëherë për në sallën e Kuvendit.

Çfarë tha Berisha

Në fillim të seancës u lexua mesazhi që Meidani i ka dërguar parlamentit. Pak deputetë duhet ta kenë dëgjuar Doklen duke shqiptuar tekstin e hartuar nga Meidani. Të gjithë prisnin me ankth nisjen e debatit. Madje dhe kryeministri Majko hyri në sallë sapo përfundoi leximi i mesazhit. Një heshtje e rëndë u vendos pasi Dokle bëri të ditur se do niste debati për mocionin kundër prokurorit të përgjithshëm. I pari e mori fjalën kryetari i partisë demokratike Sali Berisha. Me tonet tejet të ashpra ai e ka cilësuar Rakipin si një ‘komisar politik, protektor të krimit, që ka hapur dhjetëra çështje të paligjshme dhe ka mbyllur qindra të tjera të ligjshme”. “Për vite me radhë ai refuzoi të arrestojë vrasësit e Azem Hajdarit. Ai i shiti dosjen shtypit duke shkaktuar kështu një zinxhir vrasjesh të dëshmitarëve kryesorë. Ai është kështu vrasësi i dytë i Azem Hajdarit”, tha Berisha. Kreu i PD ka dalë në mbrojtje dhe të ish-kryeministrit Meta dhe disa pasuesve të tij, për të cilët Prokuroria ka nisur hetimet. “Nën urdhërat e Nanos ai ka nisur kështu një gjueti shtrigash”, tha Berisha.

Çfarë tha Meta

Ish kryeministri Meta duhet të ketë qenë deputeti që e ka sulmuar më shumë Rakipin pas Berishës. Madje ai përdori të njëjtat akuza si Berisha. “Prokuroria dështoi në hetimin e skemave piramidale, që përbën korrupsion më të madh”, përsëriti Meta atë që kishte thënë Berisha pak minuta më parë. Meta, po njësoj si Berisha e akuzoi Rakipin për “paaftësi skandaloze që nis prej vitit 1997”. Madje ish-kryeministri i PS nuk nguroi që të akuzonte prokurorinë pse nuk ka nisur hetimet për kreun e PS. “Prokuroria duhet të hetonte dhe ata që braktisën institucionet dhe i lanë ato në mëshirën e bandave në 14 shtator. Ndërsa luftën kundër korrupsionit po e kthen në agjitacion e propagandë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.