DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Ekskluzive /Zbardhja e dialogut mes dy të akuzuarve natën e arrestimit në qelitë e policisë së Tiranës

07:00 - 20.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 20 Mars 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




 

Ekskluzive /Zbardhja e dialogut mes dy të akuzuarve natën e arrestimit në qelitë e policisë së Tiranës

Durda – Bërballa, ja biseda e përgjuar

Përgjimi në qeli

Pse qelia rrahu Durdën dhe nuk preku Bërballën

Të arrestuarit vazhdojnë rrëfimin për momentet e arrestimit, por tashmë pak më të ftohur, kujtojnë edhe detajet. Madje në një moment Durda “ngjethet” kur i kujtohen edhe grushtat e dhuna që ka ngrënë nga policët. Ndërsa Bërballa mesa duket ka “përfituar” ngaqë ishte i shoqëruar nga Koçiu. Ai nuk harron të shprehë kënaqësinë për sjelljen shembullore të policisë në momentin e arrestimit.

Durda: A e din se si më kanë ba mor Beni, shihe.

Bërballa: A pu, pu! Policët të rrahën apo ato çunat?

Durda: Ato!

Bërballa: Ato çunat e? Te cila kafe ishe? Sa hynë brenda bam, bam, bam e?

Durda: Ranshëm!

Bërballa: Pastaj erdhën e të takuan këta italianët ë?

Durda: Po!

Durda: Po ty ta kontrolluan shtëpinë?

Bërballa: Erdhën me mua këta, sa mirë u sollën me mua këta, morën kompjuterin që kisha në shtpi unë.

Durda: Të çuan brenda në shtëpi, u futën brenda në shtëpi?!

Bërballa: Po. U thashë unë, ju lutem mos bëni zhurmë, se kam tre pleq në shtëpi; me e marr vesh, vdiqn.

Durda: Çfarë Panë?

Bërballa: Asnjë gjë, kontrolluan komodinat, s’kam pasur gjë në shtpi unë, morën ato fotografitë e atyre durrsakëve në Belgjikë, në Bruksel… “Kush është ky?”. “Nuk e di”, i thashë.

Durda: Kontrolloi komodinën ai aty, po mua më mori një, unë nuk e paskam dit që paskam pas një bllok të vjetër këtu e katër vjet përpara.

Bërballa: Telefonash?

Durda: po.

Bërballa: Piuuu!

Durda: Jo të tashtishmet, këtu e katër vjet, kam pasur një bllok të zi unë, a e mban mend?

Bërballa: Më tha mua: “Po Dom(!) Petron, than a e njeh?”

Durda: Kështu tha ai.

Bërballa: Te shtëpia jote tha.

Durda: “Sonte janë të arrestuar”, më tha mua.

Bërballa: Si tha?

Durda: “Sot i arrestuam, tha, edhe shumë të tjerë në vende të tjera”, tha mu ai.

Bërballa: Kush tha?

Durda: Ai shefi i këtyre aty sipër.

Bërballa: Aha! Atëherë kur të pyetën ty. Unë hyta te zyra sipër.

Durda: “Me këta që kanë ardhur, me të thënë të drejtën me këta ke punë”, tha.

Bërballa: Si tha?

Durda: Jo nuk kisha.

Bërballa: T’i kishe çuar te shtëpia e Vasos, të kishin thyer shtëinë. Qeka makina jote këtu!(Shikon nga dritarja e dhomës) Jo, jo, nuk qeka e jotja, qeka furgon.

Durda: Furgon!

Bërballa: Koli më tha mos të hajë të paktën prokurorin.

Bërballa: Më tha: “Ec tashti drejt, më tha, ec shpejt, ik”, më tha mua. Thashë unë: “Kush, si është puna?” “Për drogë, më tha, janë këta, sa pako doli, janë të drogës”, tha.

Durda: Kush po e ngiste makinën?

Bërballa… unë bana një gabim që s’e lashë vetëm Kolin, ik me makinë shiko se çfarë bahet.

Durda: Atëherë e merrsha vesh unë.

Bërballa: Po ti çfarë bane- të bani plaka telefon a?

Durda: Po!

Bërballa: Edhe?

Durda: Unë i bana Kolit.

Bërballa: Ehe!

Bërballa: …(ka ndërhyrje) edhe unë me Kolin shkoj deri aty, hapi rrugën. “Fugoni”, ikëm ne, u futëm aty te mapoja, ikëm te “11 Janari” aty na kapën.

Bërballa: Po Vaso kush është?

Durda: Çfarë thu?

Bërballa: Me cilin Vaso ke qenë ti?

Durda: Me njëëëë, ku di unë, me një Tani, Tani.

Bërballa: Nga të njihte?

Durda: Jo, jo, nuk ka të bëjë fare me ne!

Bërballa: Ehë, mirë! Po ti ke qenë me Vason më duket se ka marrë Blerta në telefon.

Durda: Po! Unë kam qenë tuj folë me Vason, ato më kapën, edhe telefoni ishte hapë.

Bërballa: Bllokun e telefonave e kishe në shtëpi?

Durda: E kisha me vete një bllok telefonash, por janë numra të ngatërrueshëm.

Bërballa: Me prefiks i kishe?

Durda: Disa pa prefiksa, shumicën pa prefiksa.

Bërballa: Të tjrerat pa prifiksa?

Durda: Të tjerat pa prefiksa, pa prefiksa i kam.

Bërballa: Ne në fakt nuk duhej të flisnim fare pa avokat.

Durda: E di!

Bërballa: S’duhet t’u përgjigjeshim. Më thanë: “A ke qenë në Leçe e Bari”? “Kam qenë”, u thashë unë.

Bërballa: O Leko!

Durda: E?

Bërballa: Çfarë të thanë ty?

Durda: Ti je i arrestuar?

Bërballa: Po. Çfarë të thanë ty ata? Të kanë gjetur ndonjë letër në shtëpi, ndonjë gjë?

Durda: Nuk e di?

Bërballa: Na dhjeve me ato fakset.

Durda: E di. Kështu mi dhe edhe ti, lexoji.

Bërballa: Po pse i mbajte, lexoji dhe digji.

Durda: Po ku?!

Bërballa: Vajte në shtëpi?

Durda: S’i çova unë te shtëpia, kanë shkuar tani ata e kanë hyrë.

Bërballa: Kanë hyrë?

Durda: Em, em.

Bërballa: Mos prano gjë, ti s’di gjë, s’janë të mijat thuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.