DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Përgjimet në qeli / Rrëfimi edhe për Xhevdet Mustafën. Durda: Si i futa 1 milion dollarët

07:00 - 22.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

22 Mars 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare” dy dekada më parë




Përgjimet në qeli / Rrëfimi edhe për Xhevdet Mustafën. Durda: Si i futa 1 milion dollarët

Ekskluzive/ Vazhdimi i bisedës së përgjuar mes Frederik Durdës e Arben Bërballës. Dy të akuzuarit e procesit Kokaina flasin mes njëri-tjetrit për taktikën që do të përdorin për justifikimin e 1 milionë dollarëve, për rolin e avokatit grek Asimaqis dhe frikën për ndonjë kurth të mundshëm nga ana e tij.

 “Policia më pyeti për aktivitetin tim në Amerikë”

Durda në grupin e Xhevdet Mustafës

Frederik Durda në grupin e Xhevdet Mustafës! “Gazeta” ka shkruar për këtë fakt, por ndonjë syresh e konsideronte si “legjendë”. Tashmë kjo nuk është më e tillë. Rreth këtij argumenti ka kërkuar të dhëna edhe policia që ditën e arrestimit.

Durda: Hej a di çfar më thanë në fillim fare?

Bërballa: S’di gjë.

Durda: Sa hyra këtu më thanë, – por kur ke qenë në Amerikë, a ke qenë në ndonjë grup të Xhevdet Mustafës?

Bërballa: A je në vete?! E kush të tha?

Durda: Ky shqiptari, e di pse?

Bërballa: Jo.

Durda: Tashti është 100 për qind kjo, sepse kur unë jam ulur një herë me E…

Bërballa: Ka nxjerrë muhabetin e Xhevdet Mustafës.

 

Përgjim në qeli 3? Juristi grek gjendej në Shqipëri kohën e arrestimit

Sikur të na e futë Asimaqis?

Durda dhe Bërballa megjithëse ishin në Shqipëri ishin në dijeni të bllokimit të anijes së tyre ku do të transportohej droga.

 Madje ata mesa dukej prisnin “nga çasti në çast” arrestimin. Megjithatë është avokati grek Asimaqis që siç duket edhe nga biseda e zhvilluar në qeli ka premtuar se “do të lirojë” anijen e bllokuar. Avokati i kishte dhënë garanci Frederik Durdës për lirimin e anijes, duke aluduar se policia nuk e kishte të saktë informacionin. Sipas bisedës që dy protagonistët Durda-Bërballa zhvillojnë në qelitë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, rezulton se atë periudhë kohore avokati Asimaqis ndodhej në Tiranë, madje “me të gjitha dokumentat”. Në këtë pjesë të përgjimit të arrestuarit flasin edhe për momentin e arrestimit, ku Durda ka bërë rezistencë tek policia për të mos shkuar në shtëpi, pasi ai bashkëjetonte.

Durda: Jam tuej mëndu diçka tjetër unë tashti, këtu që s’po bëjnë ndonji gjë me anijen, janë duke u munduar me ba këtë kolpon e fundit, a e kupton? Se Asimaqi më tha mua se unë e kam qind për qind të sigurt, se do ta marrim anijen… informacionin s’e kanë qenë të saktë ato, tha, do ta marrim anijen.

Bërballa: Nuk e kanë të saktë?

Durda: Jo! S’e kanë të mjaftueshëm e të saktë e kështu gjanash, a e kupton? Çfarë më tha tjetër aiiii, them unë tashti, meqenëse këta nuk po e nxjerrin dot drejt atë punë po e bajnë kështu në krah tjetër, që të na imponojnë këtë që të zbërthehemi, a e kupton?

Bërballa: Mund të jetë edhe kjo.

Durda: A e din ça mund t’i thonë Asimaqisit ata që mirë sa të firmosnin ata edhe ne jena brenda do i nxjerr… kushedi se ça. Po çudi që po na lejnë kështu të dyve.

Bërballa: Kastile e bëjnë të të flasim ne.

Dura: … më rrafën mua këto, po më rrafin, a kini të drejtë i thashë, na ço në shtëpi tha. I thashë në çfarë shtëpie të çoj unë ty, i thashë si të çoj unë ty në shtëpi i thashë, unë të çoj nesër ty sepse atje ku banojshe unë i thashë atje banon dashnorja ime me nanën e vet i thashë unë si të çoj unë ty, pastaj më prunë këtu ata kishin hyrë brenda nuk e di se si kishin hyrë.

Bërballa: Ke shtëpia?

Durda: Po! Edhe erdhi me pashaportën e Blertës edhe tha ja shkuam në shtëpi tha, e çfarë i thashë? Po pse s’tregojshe tha, po çfarë gjeti thashë unë. Lene , lene tha!(Qesh)

Bërballa: Mos e firmos, nuk kam qenë në shtpi thuaj kur është bërë kontrata.

Durda: Po. Asimaqi ka ardh me tjetër dokumenta me të gjitha, me të gjitha, me të gjitha.

Bërballa: Edhe ne me të gjitha… tre veta, më tha mua edhe në qoftë se Asimaqis na e ka futë neve këtë punë, na i ka marrë të gjitha gjanat me vete, neve sikur të dalim 100 herë se unë jam filani e ti je filani, ne s’kemi ba asnji gja, ta bajmë kështu që të mos na hapet nami në Shqipëri se të marrin peng dhe të përdorin ashtu, kjo është e fundit fare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.